Si të Përdorni Majdanozin Kundër Enjtjes së Këmbëve

4.5k 0

Majdanozi është një barishte që pasuron shijen e shumë gatimeve tradicionale, megjithatë ai është tejet i përdorur në trajtimet popullore mjekësore.

Majdanozi është tejet i pasur me vitaminat A, B, C dhe K por edhe minerale si hekuri dhe kaliumi.

Falë këtyre vlerave, majdanozi luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e përshkallëzimit të diabetit dhe ndikimit të tij në mëlçi.

Për më tepër, ai ndihmon në ruajtjen e ekuilibrave të sheqerit në gjak dhe kundër mbipeshës.

Majdanozi është një barishte që i duhet organizmit sepse lufton inflamacionin dhe fuqizon sistemin imunitar duke e mbrojtur kështu jo vetëm nga diabeti por edhe ateroskleroza, kanceri apo astma.

Majdanozi përdoret edhe në kura dhe trajtime natyrale kundër enjtjes së këmbëve dhe kjo e bën mjaft popullor mes njerëzve që kujdesen për peshën.

Si Të Përdorni Majdanozin Kundër Enjtjes së Këmbëve.

Enjtja e këmbëve vjen si rezultat i akumulimit të ujit dhe lëngjeve të tepërta ose siç njihet ndryshe edema.

Edema shkaktohet jo vetëm nga shtatzania por edhe konsumi i ushqimeve të kripura, përpunuara si stilit pasiv të jetë dhe përdorimit të disa medikamenteve.

Majdanozin mund ta përdorni kundër edemës në formën e çajit.

Zieni 250 ml ujë në një çajnik dhe kur të valojë hidhni çerek filxhani çaji me gjethe të freskëta majdanozi.

Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni majdanozin të qëndrojë në ujë të nxehtë për pesë deri në shtatë minuta.

Më pas pijeni menjëherë.

Për të përfituar nga vlerat e majdanozit kundër edemës, ekspertët këshillojnë pirjen e 2 litrave çaj majdanozi në ditë.

Ky çaj ju bën mirë edhe për shëndetin e veshkave sepse majdanozi është i pasur me kalium.

Ai është përdorur prej shekujsh për shëndetin e veshkave pikërisht prej sasisë së kaliumit që ofron.

Majdanozi, ndryshe nga çdo medikament tjetër që synon eliminimin e lëngjeve, ka efekt shkarkues më të shëndetshëm sepse mban nivele të shëndetshme të kaliumit në trup./AgroWeb.org