Trajtimi me Mjaltë për Lehtësimin e Kollës tek Fëmijët

2.7k 0

Një këshillë e vjetër e cila është kaluar brez pas brezi në familjet tona.

Konsumimi i një luge me mjaltë ndihmon direkt me largimin e kollës ishte zgjidhja më e thjeshtë e çdo gjysheje.

Por mesa duket kjo kurë e traditës ka disa baza shkencore që mbështesin efektet e saj fantastike.

Në një studim të Universitetit të Oksfordit, u vërtetua se kur fëmijët kishin kollë, mjalti i pastër organik, largonte të gjitha simptomat e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Gjithçka lidhet me vlerat anti-bakteriale të mjaltit që luftojnë mikrobet të cilat kanë depërtuar në rrugët e frymëmarrjes.

Duke qenë se mënyra tjetër për të trajtuar fytin apo bajamet e infektuara janë antibiotikët, kjo zgjidhje është më praktike kur problem nuk është serioz.

Mjalti, përveç kollës, ul dhe përhapjen e baktereve dhe infektimin e personave e tjerë.

Tek fëmijët, ky product natyral, ndihmon edhe në forcimin e sistemit imunitar si mbrojtja e parë kundër këtyre mikroorganizmave.

Sipas mjekëve, përdorimi i tepërt i antibiotikëve bën që trupi të krijojë një lloj rezistence dhe për një kohë ata nuk kanë më funksion.

E njëjta gjë ndodh edhe me shurupët apo karamelet e fëmijëve për largimin e kollës apo sekrecioneve.

Diçka që ia vlen të shtohet për zëvendësimin e këtyre mjekimeve me mjaltin, është që tek fëmijët nuk kanë efekte anësore afatgjata.

Por ajo që AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni shumë kujdes është që fëmijët nën moshën 1 vjeç nuk duhet të konsumojnë mjaltë.

Duke qënë se mjalti përmban baktere të cilat prodhojnë toksina tek zorrët e foshnjeve duke shfaqur kështu probleme shëndetësore.

Edhe nëse keni dëgjuar për trajtimin me mjaltin e ngrohtë tek kjo moshë, përsëri mjekët pediatër për AgroWeb.org pohojnë se kjo metodë nuk i shkatërron bakteret.

Gjithashtu një tjetër shqetësim që ngrenë këta specialist është këshillimi me farmacisitin apo me të afërmit në lidhje me medikamentet.

Për të marrë një shurup, apo çfarëdo barne që trajton kollën, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ndonjëherë shurupi është shkaktar i krijimit të mykut në rrugët e frymëmarrjes së fëmijëve pasi i pengon atyre refleksin për t’u kollitur.

Ata këshillojnë që nëse ju përdorni çajra apo mjaltë dhe pas tre apo katër ditësh kolla nuk është lehtësuar duhet të kontrolloni temperaturën.

Gjithashtu nëse simptomat e kollës zgjasin këshillohuni menjëherë me mjekun tuaj për një zgjidhje sa më të përshtatshme për fëmijën tuaj./AgroWeb.org