Uthulla e Mollës – Si të Përdorni Kundër Dhimbjes së Kokës

2.8k 0

Uthulla e mollës është një produkt që përdoret jo vetëm në gatim por edhe për të kuruar një sërë problemesh shëndetësore.

Këtu përfshihen edhe dhimbjet e kokës dhe migrena.

Uthulla e Mollës Kundër Dhimbjes së Kokës

Uthulla e mollës përmirëson tretjen por edhe pengon luhatjet e sheqerit në gjak.

Kjo i bën ekspertët të mendojnë se uthulla e mollës mund të përdoret për të parandaluar dhimbjet e kokës apo të migrenës që shkaktohen nga sheqeri në gjak apo problemet me tretjen.

Një studim në veçanti, ka zbuluar se uthulla e mollës mund të rrisë ndjeshmërinë e insulinës tek njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Dhimbjet e kokës janë shpesh tregues ose paralajmërues të niveleve të larta të sheqerit në gjak por edhe diabetit.

Sipas ekspertëve, uthulla e mollës është gjithashtu e pasur me kalium.

Ky mineral luan rol parandalues ndaj migrenës.

Ata thonë se avulli i uthullës së mollës së tretur në ujë të valuar mund të ndalojë dhimbjet e kokës si pasojë e sinozitit.

Si Ta Përdorni Uthullën e Mollës Kundër Dhimbjeve të Kokës?

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të përzieni një lugë gjelle me uthull molle me një lugë çaji mjaltë dhe ta tresni atë në një gotë me ujë.

Ky lëng mund të konsumohet çdo ditë.

Uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për kompresa të ftohta.

Kompresat e laguar me uthull molle mund t’i vendosni në ballë dhe t’i mbani për disa minuta kundër dhimbjeve.

Për banjë me avull për rrugët e frymëmarrjes, ju mund të përzieni katër lugë gjelle uthull molle dhe dy gota ujë.

Hidhini në tenxhere dhe kur kjo tretësirë të valojë, mbulojeni kokën me peshqir dhe nuhasni avullin e lëshuar për tre minuta.

Komplikacionet e Mundshme

Në përgjithësi, uthulla e mollës konsiderohet si një produkt i sigurt për konsum.

Madje ajo shkakton më pak efekte anësore se shumë prej medikamenteve që përdoren kundër dhimbjeve të kokës apo migrenës.

Megjithatë, nëse vuani nga diabeti, duhet të konsultoheni me një mjek përpara përdorimit të këtyre kurave.

Kjo sepse uthulla e mollës mund të ndikojë tek sheqeri në gjak.

Nëse e përdorni kurën, sigurohuni që të masni nivelin e sheqerit në gjak më shpesh se zakonisht./AgroWeb.org