Xhenxhefil dhe Aloe Vera për Organizëm në Formë

1.8k 0

Metabolizmi është një proçes gjatë të cilit ushqimet dhe pijet që konsumojmë kthehen në energji.

Metabolizmi i dobët shkakton shumë probleme, ndaj këshillohet konsumi i disa produkteve që ndihmojnë yndyrnat të lëvizin më shpejt në sistemin tretës dhe parandalojnë përthithjen e tyre nga organizmi.

Metabolizmi ynë është në pikën më të dobët kur ne jemi në gjumë.

Trupi është i qetësuar dhe po pushon. Por gjatë ditës, metabolizmi ka nevojë për ndihmë. Një gotë me pije bimore ndihmon të nxisë metabolizmin.

Kjo pije bimore sipas të dhënave të AgroWeb.org përmban shumë antioksidantë dhe ushqyes, që do ta ndihmojnë trupin të djegë yndyrnat me një shpejtësi më të madhe, por edhe do të pastrojë dhe përmirësojë funksionet e tij.

AgroWeb.org dëshiron të ndajë me ju recetën e kësaj pije të shëndetshme, që përmirëson tretjen dhe rrit nivelet e metabolizmit por edhe ju vjen në ndihmë të largoni yndyrnat kryeneçe nga organizmi dhe të bini në peshë.

Gjithnjë nëse mbani një dietë të ekuilibruar dhe vini trupin në lëvizje.

Përbërësit e lëngut që ndihmon metabolizmin

Përbërësit magjikë përfshijnë kastravec, majdanoz, limon, xhenxhefil dhe Aloe Vera. Le t’i hedhim një sy vlerave të gjthësecilit.

Kastraveci: Kastravecin duhet ta përfshini në menunë tuaj ditore nëse dëshironi një stomak të sheshtë.

Kastravecat përmbajnë shumë pak kalori. Një kastravec ka vetëm 45 kalori dhe përmban shumë ujë dhe fibër. Mbi të gjitha është shumë freskues.

Majdanozi: Majdanozi përmban pak kalori, por shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat nxjerrin jashtë lëngjet e tepërta dhe nuk shkaktojnë probleme ose fryrje në stomak.

Limoni: Lemoni është përgjegjës për largimin e të gjitha toksinave që akumulohen në trup.

Ky rol ndihmon në përshpejtimin e përpunimit dhe shkrirjes së yndyrnave dhe në rritjen e metabolizmit të organizmit.

Xhenxhefili: Xhenxhefili ka aftësinë të përshpejtojë metabolizmin, parandalojë konstipacionin dhe të shkrijë yndyrnat.

Të gjithë përbërësit e xhenxhefilit funksionojnë në unison për të parandaluar ngrënien e tepërt dhe për të shfryrë stomakun.

Lëngu i Aloe Verës: Lëngu i Aloe Verës përmban antioksidantë natyralë që vonojnë rritjen dhe zhvillimin e radikaleve të lira.

Këto antioksidantë ngadalësojnë edhe proceset inflamatore, rrisin ritmet e metabolizmit dhe përshpejtojnë konsumin e energjisë. Indeksi i masës trupore ulet dhe bëhet më i qëndrueshëm.

Pija e përgatitur nga këto produkte është e mrekullueshme dhe jep shumë energji. Ajo mund të konsumohet edhe në mbrëmje përpara se të bini në gjumë.

Receta

Përbërësit:
1 kastravec
Një tufë me majdanoz
1 limon
1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë
1 lugë gjelle me lëng Aloe Vera
Gjysëm gote me ujë

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini së bashku. Prej këtij lëngu do të përfitoni stomak më të sheshtë, metabolizëm të shkëlqyer dhe një trup më të shëndetshëm./AgroWeb.org