Zgjidhjet Natyrale Kundër Alergjive të Pranverës

1.3k 0

Jemi në stinën e tështimave, kruarjeve dhe rrufës. Alergjitë tani janë në kulm, por AgroWeb.org do t’ju japë informacionin e duhur, si të lehtësoni frymëmarrjen me disa kura natyrale.

Ata që vuajnë nga alergjitë dhe simptomat e tyre, i varin shpresat tek shumë medikamente dhe solucione spërkatëse që të gjejnë shpëtim.

Rezultatet nuk janë gjithnjë pozitive. Shumë trajtime farmaceutike ofrojnë zgjidhje kundër tështimave dhe kruarjeve, por jo kundër bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se një e treta e pacientëve që vuajnë nga alergjitë janë të mendimit se medikamentet nuk funksionojnë.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë, kanë 14 herë më shumë shanse të vuajnë nga migrena, në krahasim me njerëzit që nuk preken nga alergjitë.

Më poshtë do të gjeni disa kura natyrale që zbusin simptomat e alergjive dhe ju ndihmojnë të merrni frymë lirisht.

Kurat natyrale

Ushqimet që luftojnë alergjitë

Sipas një studimi personaq që konsumojnë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 kanë më pak gjasa të vuajnë nga simptomat e alergjisë.

Ushqimet me omega-3 ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe janë kryesisht peshqit e rritur në ujëra të ftohta, arrat, vezët dhe vaji i farave të linit.

Nëse dëshironi t’i mbani të pastra rrugët e frymëmarrjes përdorni specat djegës, mustardën dhe rrepën e bardhë.

Të tre këto ushqime shërbejnë si zhbllokues natyralë të përkohshëm. Në këtë stinë, sugjerohet të shmangni edhe ushqimet ndaj të cilëve jeni alergjikë.

Në këto raste, organizmi bëhet shumë i ndjeshëm ndaj këtyre ushqimeve dhe reagimet alergjike janë më të rënda se zakonisht.

Uji i kripur

Përdorimi i ujit të kripur ose ujë deti në enë të ngjashme me ‘llampën e Aladinit’ janë përdorur për mijëra vite me rradhë për të pastruar sinuset nga substancat që shkaktojnë alergji.

Një vit më parë, një studim italian zbuloi se thithja e këtij uji përmes hundës ishte një mënyrë shumë efikase për të trajtuar alergjitë e stinës edhe tek fëmijët.

Si ta përgatisni solucionin

Larja e sinuseve kërkon gjysëm lugë çaji me kripë të pajodizuar në një gotë me ujë të ngrohtë.

Hidheni tretësirën në çajnik dhe çajnikun vendoseni në lavaman. Mbështetuni mbi lavaman me kokën të kthyer nga njëra anë dhe hidhni ujin me kripë në brendësi të hundës.

Pjesën e mbetur të lëngut përdoreni për anën tjetër, duke e kthyer kokën në anën e kundërt. Më pas fryni hundët që t’i pastroni mirë.

Këtë metodë mund ta përdorni dy herë në ditë gjatë stinës së alergjive, veçanërisht në mëngjes, ose pasi keni kaluar shumë kohë jashtë shtëpisë.

Çajnikun me ujë me kripë mund ta përdorni edhe para se të flini, për të parandaluar gërhitjen që shkaktohet nga alergjitë dhe për të përmirësuar frymëmarrjen.

Kueretecina është një përbërës bimor dhe një bioflavonoid. Ajo ndihmon në stabilizimin e qelizave dhe parandalon çlirimin e histaminës.

Kuercetina është një antioksidant natyral që ndihmon në pastrimin e radikaleve të lira që shkaktojnë dëme në qeliza.

Agrumet, qepët, mollët, majdanozi, çaji, domatet, brokoli sallata jeshile dhe vera janë natyralisht të pasur me kuercetinë.

Megjithatë, ata që vuajnë nga alergjitë do të kenë nevojë të përdorni suplementë shtesë për të parandaluar sulmet alergjike.

Doza e rekomanduar e kuercetinës është 1,000 mg në ditë mes vakteve. Konsultohuni me mjekun përpara se të përdorni çdo suplement tjetër.

Hithra

Nëse vendosni se keni nevojë për antihistaminë, por do të preferonit një alternativë natyrale, atëherë ju sugjerojmë hithrën e cila luan të njëjtin rol si medikamentet kundër alergjive, por pa efektet anësore si goja e thatë ose përgjumja. Klikoni këtu për të mësuar si të përgatisni çajin e hithrës./AgroWeb.org