1.8k 0

Çfarë Janë Nderëset Elektrike të Rrobave – Pse Ju Duhen Tani?

Në ditët kur bie shi, kur moti është i lagësht ose kur nuk keni një hapësirë funksionale ballkoni larja e rrobave kthehet automatikisht në një stress.

Për shumë apratmente apo ambiente të lagështa, ky realitet është stresues dhe apsak i këndëshëm.

E këtu nisin zgjidhje alternative siç janë tharëset e rrobave të cilat vijnë me një çmim të lartë dhe faturë elektrike, tharja në ambientet e brendëshme e cila mund të krijojë lagështi të tepruar në ambientin tuaj apo tharja e rrobave me pagesë.

Përdorimi i metodave më sipër sigurisht ka funksionuar për shumë njerëz, por zhvillimi i teknologjisë ka krijuar një tjetër hapësirë.

Po flasim për nderëset elektrike të rrobave të cilat janë nga risitë më të fundit të tregut dhe tekologjisë së pajisjeve shtëpiake.

Çfarë janë nderëset elektrike?

Një pajisje mjaft funksionale, e lehtë dhe me çmim të arsyeshëm ka dalë së fundmi në treg.

I keni parasysh nderëset e zakonshme të rrobave apo stendat që mund të keni në ballkone apo oborre, ku ju varni të gjithë vëshjet tuaja të lara. Po flasim pikërisht për një të tillë, por me një opsion ekstra që e bën këtë produkt një domosdoshmëri në përditshmëri.

Ndersa e rrobave elektrike ka formën e saj të zakonshme dhe mund ta gjeni në përmasa të ndryshme. Ajo përbërhet nga tuba të hollë ku ju mund të varni rrobat, një buton ndezës dhe një kabëll elektrik.

Sa herë që ju të vendosni ta ndihzni këto tuba do të nisin të nxehen në nxehtësi mesatare dhe do të nisin të thajnë dhe ngrohin rrobat tuaja.

Këto pajisje janë të krijuara për t’i tharë dhe ngrohura veshjet, pa i dëmtuar ato në temperature të larta.

Si funksionojnë?

Nderëset elektrike të rrobave janë të lidhura me burimin e energjisë elektrike përmes një baterie ose lidhjes direkte me një burim energjie. Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, shumica e ndërseve janë projektuar me teknologji të avancuar që mund të ndërpresin furnizimin e energjisë në rast të një problemi.

Ato mund të kenë një sistem kontrolli që ju parashikon nivelet e ngrohjes sipas dëshirës.

A duhet ta blini?

Vjeshta dhe dimri janë sinonimi i lagështisë dhe koshave të mëdhenj me rroba të lagura apo të palara në shtëpi.

E gjitha kjo në shumë raste për shkak të motit të keq i cili ndikon nëtharjen e ngadaltë të tyre.

Me anë ë një nderëse elektrike ju mund t’i thani veshjet tuaja disa herë më shpejtë dhe të keni më tepër fleksibilitet në përdorimin e tyre.

Këto tndërëse kryejnë jo vetëm funksionin e tharjes, por edhe të ngrohësit të rrobave, peshqirëve apo çarçfaëve të fëmijëve.

Duke qenë se janë një teknologji e viteve të fundit shumicën prej tyre ju mund ta gjeni të ndërtuar në mënyrë të tillë që të jenë sa më efiçente në kursimin e energjisë.

A mund t’i gjeni në Shqipëri?

Sipas një kërkimi që në bëmë në tregun vendas mund të gjeni alternativa të këtyre pajisjeve. Një alternativë të shpejtë dhe ekonomike ju mund ta gjeni në BAUMARKET. Nderëse rrobash elektrike me 100 W e cila funksionon me bateri dhe mund të paloset. Çmimi i saj në treg pa ulje është 4,490 lekë.

Nderese rrobash elektrike 100 w – BAUMARKET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.