1.9k 0

Cilat Lavastovilje Cilësohen Si Më Të Mirat Për Vitin 2023

Ashtu si lavatriçet, pjatalarëset më të mira nuk marrin meritën e mjaftueshme për punën që bëjnë. Këto pajisje lehtësojnë punën dhe kursejnë kohën, sidomos atë të familjeve të mëdha.

E fatmirësisht modelet e reja, falë tekonologjisë së fundit mund të ofrojnë shumë lehtësira. Natyrisht, nevojat e të gjithëve janë të ndryshme. Lavastovilja e duhur varet nga faktorë që ju përshtaten.

Fatmirësisht, ka shumë opsione të shkëlqyera, që nga pajisjet më të thjeshta e deri tek ato më teknologjike që ju japin edhe më shumë opsione pastrimi. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga modelet që janë cilësuar si më të mirat për këtë vit.

Modeli më i mirë i vitit – Bosch Ascenta

Makinat larëse të enëve Bosch punojnë në mënyrë të qetë, janë shumë efektive dhe të krijuara me mjeshtëri .

Modeli Ascenta vjen me një çmim të arsyeshëm. Raftet e pasijes vijnë me përmasa që e bëjnë të lehtë ngarkimin dhe grumbullimin e enëve, e me një opsion dezinfektues që heq 99,9% të baktereve dhe i lë enët pa njolla.

Është më miqësor me mjedisin, kursen energji elektrike dhe ka një opsion për pastrimin efektiv të ngarkesave të vogla.

Pjatalarësja me vlerë më të arsyeshmeBosch Seria 500

Kjo makinë larëse ndoshta nuk është më e lira në treg, por ajo ka shumë funksione të mira që shkojnë përkrah një çmimi të drejtë.

Kjo makinë larëse ka mjaftueshëm hapësirë për enët e mëdha, dhe ju mund të vendosni aty çdo enë me lehtësi.

Pas larjes, ajo hap automatikisht derën në mënyrë që enët tuaja të thahen më shpejt dhe të mos kenë shenja uji.

Pajisja ka gjithashtu një dritë LED që shkëndrit, kështu që ju gjithmonë do ta dini kur një cikël është në punë dhe kur ka përfunduar.

Pjatalarëse inteligjente më e mirë – LG 24 inç

Kjo pjatalarëse inteligjente LG ka Wi-Fi të integruar në të dhe një aplikacion që ju lejon të monitoroni kohën e ciklit nga telefoni juaj.

Përtej cilësive teknologjike, lavastovilja përdor gjithashtu një rrjedhë të fuqishme uji që largon ushqimin e ngecur.

Ndërsa teknologjia e avullit me të cilën është paisur, parandalon krijimin e njollave të ujit në enë.

Pjatalarësja më e mirë e nivelit të lartë – Miele Full Console 

Kjo pjatalarëse nga Miele u jep pjatave tuaja një trajtimin ultra. Ky model është i shpejtë dhe mund të lidhet me Wi-Fi.

Me anë të aplikacionit të saj, ju mund të lidheni nga telefoni juaj për të monitoruar procesin e larjes në kohë reale.

Paraqitja e brendshme është plotësisht e personalizueshme, duke ofruar një seksion të ndryshyeshëm sipas dëshirës dhe nevojës.

Një sistem inovativ teknologjie arrin të ndjejë dhe të shpërndajë sasinë e duhur të detergjentit për çdo proces pastrimi.

Pjatalarësja më e qetë – Samsung Tall Tub 

Kjo është pjatalarësja më e qetë në këtë listë dhe performanca e saj është e nivelit të lartë.

Ajo arrin të pastrojë enët nga cepi në cep dhe ka mjaftueshëm hapësirë për to.

Gjithashtu ka Wi-Fi të integruar, që ju të mund ta kontrolloni dhe monitoroni nga telefoni juaj.

Dera hapet automatikisht kur përfundon cikli, në mënyrë që të mos shqetësoheni për lagështinë e vazhdueshme ose grumbullimin e aromave të padëshiruara.

Lavastovilja më e mirë kompakte – Samsung Compact Top Control 

Kjo është një pjatalarëse me madhësi standarde dhe që kursen hapësirë.

Modeli ka  mjaftueshëm hapësirë dhe mund të thajë plotësisht enët tuaja falë opsionit të përshtatur për këtë punë.

Çdo ngarkesë përfundon brenda 60 minutave,dhe lavastovilja punon në mënyrë të qetë pa ju shqetësuar. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.