712 0

IQOS ILUMA lançohet në Shqipëri për të përshpejtuar qëllimin e një të ardhmeje pa duhan

Tiranë, 7 dhjetor 2023 – Philip Morris International (PMI) njoftoi lançimin e produktit të ri pa tym, IQOS ILUMA në tregun shqiptar. Ky është produkti më i fundit inovativ që nuk e djeg, por e ngroh duhanin për të rriturit që vazhdojnë ta konsumojnë atë. Për herë të parë, përdoret teknologjia e ngrohjes me induksion (SMARTCORE INDUCTION SYSTEM TM), e cila nuk përdor teh dhe nuk kërkon pastrim.

Me lançimin e serive më inovative të IQOS ILUMA, përvoja e duhanpirësve të rritur është përmirësuar ndjeshëm dhe PMI, me ndihmën e shkencës dhe inovacionit, ka zhvilluar disa gjenerata të sistemeve të ngrohjes së duhanit IQOS.

“Ne përdorim teknologji inovative dhe zgjerojmë fushën e alternativave pa tym përmes përdorimit të një pajisjeje që rrit ndjeshëm përvojën e përdoruesit. Lancimi i IQOS ILUMA, pajisja jonë më inovative, u jep duhanpirësve të rritur një zgjedhje tjetër më të mirë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në zëvendësimin përfundimtar të cigareve tradicionale. Në përgjigje të preferencave dhe kërkesave të konsumatorëve të rritur, ne kemi zhvilluar pajisjen tonë më të avancuar deri më sot. Ky përkushtim ndaj inovacionit të vazhdueshëm është themeli i misionit të Philip Morris për të ndërtuar një  të ardhmse pa duhan dhe IQOS ILUMA e re është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të përshpejtuar fundin e pirjes së duhanit në mbarë botën”, tha Lorent Gordi, Drejtori i Përgjithshëm i Philip Morris për tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës. Ai tha se, shkenca dhe inovacioni vazhdojnë të shërbejnë si shtyllat kryesore gjatë gjithë procesit.

Hulumtimi i tregut i kryer nga PMI tregon se IQOS ILUMA ofron një përvojë të përmirësuar të duhanpirjes në krahasim me gjeneratat e mëparshme të IQOS.

Kjo është bërë e mundur nga SMARTCORE INDUCTION SYSTEM TM – një teknologji inovative që ngroh duhanin brenda llojeve të reja të shkopinjve të duhanit të prodhuara në Itali në fabrikën e Prodhimit dhe  Teknologjisë së Philip Morris në Bolonja, Itali.

Funksioni i ri i nisjes automatike e ngroh automatikisht pajisjen. Këto pajisje pa tehe ofrojnë një mënyrë më të pastër për të ngrohur duhanin, pa e djegur atë, për të siguruar një përvojë më konsistente. Për më tepër, ato nuk prodhojnë djegie, hi dhe tym, dhe hulumtimi i tregut i PMI tregon se ofrojnë një përvojë më të këndshme në krahasim me gjeneratat e mëparshme të IQOS.

IQOS ILUMA vjen në tre modele pajisjesh, të cilat bazohen në të njëjtën teknologji dhe si të gjitha modelet e tjera të IQOS, e ngrohin duhanin në vend që ta djegëin, gjë që ul nivelin e kimikateve të dëmshme deri në 95 për qind mesatarisht, krahasuar me cigaret tradicionale. Edhe pse përmban nikotinë, e cila krijon varësi dhe mbart rreziqe të caktuara, është një opsion më i mirë, më i thjeshtë dhe produkti teknologjik më i besueshëm për të rriturit që vazhdojnë të pijnë duhan.

Përkushtimi i kompanisë ndaj vizionit të saj – E Ardhmja pa Tym – riafirmohet nga përpjekjet e saj të vazhdueshme për të qenë pioniere në zhvendosjen e industrisë së duhanit drejt reduktimit të dëmit nëpërmjet zhvillimit të produkteve inovative që janë me ngrohje dhe jo djegie. Shumë shtete që po ndjekin strategjinë e reduktimit të dëmit, kanë parë një rënie drastike të numrit të duhanpirësve si rezultat i miratimit të gjerë të alternativave pa tym, siç janë pajisjet për ngrohjen e duhanit. Kompania Philip Morris, si lideri botëror në produktet e këtij lloji, vazhdon të kontribuojë në këto ndryshime pozitive, si në botë ashtu edhe në tregun shqiptar.

Të dhënat nga 82 tregje tregojnë se produktet pa duhan përbëjnë 36.2% të fitimeve të përgjithshme neto të Philip Morris International. Që nga lançimi i tij në vitin 2014, biznesi thotë se rreth 27.4 milionë duhanpirës kanë filluar të përdorin IQOS dhe afërsisht 19.7 milionë e kanë ndërprerë me sukses duhanpirjen. Objektivi i kompanisë është të ofrojë opsione pa tym në 100 tregje deri në vitin 2025. Një tjetër nga objektivat e PMI-së është që shitjet që nuk vijnë nga duhani të përbëjnë më shumë se 2/3 e shitjeve totale deri në vitin 2030.

Pajisjet e reja IQOS ILUMA janë në dispozicion në të gjitha pikat e shitjes IQOS që nga 7 dhjetori 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.