935 0

Si të Zgjidhni Panetonen Më të Mirë të Fundvitit 

Nëse ka një kohë për të konsumar ëmbëlsira është pikërisht fundi i vitit.  

Kjo periudhë në të gjithë botën ka listën e saj të ëmbëlsirave tradicionale.  

Ndër më të preferuarat tona është padyshim panetonja, buka e famshme Italiane e përzier me rrush e fruta të thata.  

Historia e saj daton që në shëkullin e 15-të, por shijon mrekullueshëm edhe sot.  

I vetmi problem me to është përzgjedhja e shijes së duhur në morinë e pafundëme të produkteve që ofron tregu.  

Disa nuk kanë përbërësit e duhur, të tjera nuk kombinojnë si duhet shijet, por përzgjedhja e tyre nuk ka pse të jetë më sfidë.  

Ne do t’ju njohim me këshillat më të mira pë rtë zgjedhur panetonen e shijeve tuaja.  

Si të blini një panetone të shijshme?  

Së pari duhet të keni parasysh se përgatitja e panetones nuk është një proces i lehtë.  

Ëmbëlsira e vitit të ri kërkon rreth 15 orë për t’u gatuar në mënyrë të duhur.  

Aroma duhet të jetë e ëmbël dhe e fortë njëkohësisht dhe paketimi rekomandohet të mos jetë në qese plastike.  

Prandaj kur blini një panetone mos harroni të lexoni me kujdes etiketën, gjithashtu dhe këshillat më poshtë.  

  • Pamja e jashtme. Një panetone e mirë duhet të jetë edhe e bukur për t’u parë. Duhet të jetë kompakte me formën e saj uniforme rrethore dhe sipërfaqe të artë e të shkëlqyeshme.Nëse ka shumë arra, rrush të thatë apo shije të tjera në kurorën e saj në sipërfaqe me shume gjasë edhe pjesa tjetër e bruit është e mbushur me to. E nëse jeni kuriozë se si duhet të duket e të shijojë pasi e prisni kini parasysh butësinë.
  • Përpunimi. Kur ëmbëlsira është përpunuar në mënyrën e duhur dhe brumi ka ardhur për 15-20 orë pjesa e brendëshme është e butë me vrima të pabaraparta dhe aspak i lagësht. Kur prisni një fetë, thika duhet të “rrëshqasë” dhe keku duhet të shkrihet në gojë duke ju shpalosur një shije të ekuilibruar mes aromës së mirë dhe butësisë. 
  • Aroma. Sapo ta hapni do ta kuptoni për çfarë e kemi fjalën, pasi panetonet duhet të lëshojnë një aromë të këndëshme, sa më natyrale, të ëmbëls dhe jo acidike. Vteëm nëse ndjeni këto karkateristika mund ta konsideroni një paneton cilësor.  
  • Rëndësia e etiketës. Leximi i etiketës është i domosdoshëm për të kontrolluar lëndët e para, datën e skadencës, peshën dhe tabelën ushqyese të një panetoneje. Në ambalazh, sipas ligjit Italian nga ku kjo ëmbëlsirë ka origjinën, duhet të shkruhet “panettone” dhe jo “torta e Krishtlindjeve”, sepse vetëm formulimi i parë tregon një produkt origjinal dhe jo një fals.  
  •  

Ku t’i gjeni origjinale me çmim të ulët?  

Për të renditur e verifikuar gjithë çfarë ju listuam më sipër mund t’ju duket e lodhshme e madje edhe e pamundur për një ëmbëlsirë që konsumohet në shumë pak kohë.  

Megjithatë nëse dëshironi t’i qëndroni strikt cilesisë dhe çmimit të leverdisshëm, ne ju sugjerojmë të provoni një panetone artizanale. 

Nga Agrumet e freskëta Siciliane, tek shija e mrekullueshme e çokollatës dhe kremit të pastiçërisë pa lënë mënjane klasiket me fruta të thata panetonet Loison përmbushin të gjitha kriteret e cilësisë dhe shijes.  

Loison janë panetone artizanale receta sekrete e të cilëve nuk ka ndryshuar që nga viti 1938. Ato preferohen për shkak se arrijnë të kombinojnë më së miri shijen delikate me lëndën e parë cilësore.  

Procesi i ardhjes së brumit zgjat 72 orë duke u përpunuar çdo 6-12 orë në mënyrë artizanale derisa mbërrijnë tek format e panetoneve të shijshme.  

Paketimi i tyre është perfekt për të ruajturbutësinë dhe aromën pasi përbëhet nga kartoni i fortë, dizenjuar në mënyrë perfekte për të zbukurar tryezat apo oxhaqet tuaja të festave.  

Është gjithashtu edhe një dhuratë perfekte e cilësore me një çmim të arsyeshëm që padyshim konkuron çdo alternativë në treg.  

Loison i gjeni në Gourmania, një nga ndalesat me të ngrohta e të shijshme në qendër të Tiranës tek rruga Abdyl Frashëri./AgroWeb.org