7 Arsye Pse Duhet Të Përdorni Energjinë Diellore

1.3k 0

Energjia diellore është bërë dukshëm trend në energjinë e rinovueshme. Shumë pronarë shtëpish kanë instaluar panele diellore në çatitë e tyre, duke përfituar të gjitha avantazhet e saj.

Por përveç përfitimeve financiare, ka arsye të tjera se pse duhet të përdorini këtë lloj energjie në vend të lëndëve djegëse fosile. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga arsyet.

Energjia diellore është e mirë për mjedisin

Energjia diellore është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar gjurmët e karbonit.

Ajo nuk e ndot natyrën, nuk lëshon asnjë gaz, dhe ka nevojë vetëm për një burim uji të pastër për të funksionuar. Prandaj, konsiderohet e sigurt dhe miqësore ndaj mjedisit.

Redukton shpenzimet

Energjia elektrike mbështetet shumë në lëndët djegëse fosile si qymyri dhe gazi natyror.

Ato jo vetëm që janë të këqija për mjedisin, por janë edhe burime të kufizuara.

Kjo përkthehet në një treg të paqëndrueshëm, në të cilin çmimet e energjisë ndryshojnë gjatë gjithë kohës.

Duke investuar në një sistem diellor 4 kw, madhësia më e zakonshme për shtëpitë, ju mund të mbroheni nga rritjet e paparashikueshme të çmimeve të shërbimeve dhe të shijoni energji elektrike të lirë gjatë gjithë ditës.

Energjia diellore mund të përdorë tokë të pashfrytëzuar

Ju mund të keni dëgjuar për fermat diellore me panele të përdorura për të mbledhur energjinë nga dielli.

Kjo është një mënyrë e përkryer për të shfrytëzuar tokat e pashfrytëzueshme.

Për shembull, një fermë diellore prej 45 hektarësh e ndërtuar në Mbretërinë e Bashkuar, është në gjendje të furnizojë me energji 2500 shtëpi.

Shkakton më pak humbje të energjisë elektrike

Energjia elektrike duhet të transportohet nga termocentralet e mëdha te konsumatorët nëpërmjet rrjeteve të gjera. Transmetimet në distanca të gjata janë të barabarta me humbjet e fuqisë.

Por energjia diellore e përftuar nga panelet e vendosura në çati apo tarracë, është e dobishme në rritjen e efikasitetit të energjisë elektrike, duke marrë parasysh distancën e shkurtër që përshkon.

Si rezultat ju jeni në kontroll të faturave tuaja mujore dhe përdorimit të energjisë.

Për më tepër, sistemet e energjisë diellore janë bërë më të qëndrueshme, dhe mundësitë e ndërprerjes së shërbimit janë zvogëluar.

Përmirëson sigurinë e rrjetit

Me këtë teknologji, mundësitë e ndërprerjes së energjisë ose djegies janë minimale.

Duke ju ofruar një siguri më të madhe veçanërisht në aspektin e fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njerëzit.

Krijon vende pune dhe rritje ekonomike

Sa më shumë njerëz që zgjedhin energjinë diellore, aq më shumë nevoja do të kenë kompanitë për të instaluar panele diellore.

Kjo krijon vende pune shtesë për punëtorët e kualifikuar, dhe rrjedhimisht e mban ekonominë në rritje.

Energjia diellore është një burim i lirë i energjisë

Dielli na siguron më shumë energji dhe askush nuk mund të monopolizojë dritën e diellit.

Sistemi juaj i energjisë diellore do të fillojë t’ju kursejë para që nga momenti i ndezjes, megjithatë, avantazhet e energjisë diellore janë më të dukshme në planin afatgjatë. /AgroWeb.org