Agaçi Greens, Përfiton Certifikimin Ndërkombëtar Për Perime të Cilësisë Së Lartë

1.2k 0

“Agaçi Greens” është një nga kompanitë më të mëdha shqiptare të eksportit të fruta perimeve, e cila menaxhohet nga z. Genci Agaçi. E vendosur në fshatin Suk, Fier. Kompania ndodhet pranë zonës kryesore të prodhuesve të perimeve në mjedise të mbrojtura në serra diellore, që është zona midis Fierit dhe Beratit. Kjo i krijon Agaçi Greens avantazhin që të ketë akses të lehtë në lëndën e parë që grumbullon nga shumica e fermerëve të kësaj zone.

Lënda e parë sipas standarteve ndërkombëtare

Kompania Agaçi Greens ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me shumë fermerë mbi bazën e modelit të kontraktimit direkt të fermës për mbledhjen e prodhimeve. Falë investimeve në dhomën e mbirjes së farnave dhe në serrën e prodhimit të fidanëve, Agaçi Greens prodhon fidanë të cilësisë së lartë, që j’ua shpërndan fermerëve.

Gjithashtu, kompania i ndjek nga afër prodhuesit duke u ofruar këshillim për shërbimet agroteknike në kultivimin e perimeve. Kjo formë bashkëpunimi bën të mundur që kompania të këtë një cikël të mbyllur prodhimi nga fazat e para të prodhimit deri në blerjen e lëndës së parë, fruta dhe perime të freskëta.

Si nisi rruga drejt certifikimit?

Në kuadër të projektit Economic Development, Governance and Enterprise Growth dhe ekspertëve të Creative Business Solutions të cilët mbështetën dhe asistuan teknikisht kompaninë “Agaçi Greens” dhe disa nga prodhuesit e saj kryesorë u arrit  zbatimi i standartit Global G.A.P, sipas opsionit “Certifikim në grup”.

Falë një bashkëpunimi të mirë mes stafit teknik të Creative Business Solutions dhe ekipit të Agaçi Greens, kompania dhe prodhuesit e grupit u certifikuan me sukses sipas këtij standardi për disa perime dhe fruta: domate, trangull, spec, lakër kokë dhe luleshtrydhe.

Ekspertët e CBS dhe ekipi i Agaçi Greens gjatë trajnimit për certifikimin Global G.A.P

Ky është një mjet i shkëlqyer i imazhit të kompanisë lidhur me aplikimin e praktikave të mira bujqësore dhe do të jetë shumë i vlefshëm për shitjen e produkteve në tregje të reja në vendet e BE-së.

Për më shumë informacion rreth Agaçi Greens mund të klikoni faqen e tyre zyrtare këtu./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.