Ditët e Bujqësisë – Panairi Ndërkombëtar për Bujqësisë, Blegtorinë, Peshkimin dhe Inovacionin

1.4k 0

Lushnja mirëpret për të dytin vit rradhazi panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023”. Ky panair 3 ditor ka në fokus bujqësinë, blegtorinë, peshkimin dhe inovacionin në rajon e më gjerë.

Organizuar nga Iceberg Exhibitions më datat 27-28-29 Prill, Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” do të jetë një urë lidhëse mes bizneseve, profesionistëve dhe mundësive të reja të zhvillimit të agrikulturës, peshkimit dhe blergtorisë.

Ky panair fokusohet në bujqësinë e qëndrueshme, një nga praktikat më të diskutuara vitet e fundit dhe pa dyshim e ardhmja e sektorit. Një bujqësi e qëndrueshme kujdeset për burimet natyrore, ato njerëzore dhe fuqizon ekonominë.

Prej dy vitesh cilësohet si një nga ngjarjet më të mëdha të agrikulturës dhe blegtorisë në vend të cilin asnjë sipërmarrje apo profesionist i sektorëve të lidhur nuk duhet ta humbasë.

 Një mundësi e re për bujqësinë në Shqipëri

Ditët e Bujqësisë 2023 si çdo vit do të mbahet në Lushnje, një nga zonat me prodhimin më të lartë bujqësor dhe foragjereve për blegtorinë konsideruar si “hambari” i Shqipërisë.

Ditët e Bujqësisë është një platformë që synon të lidhë agrobizneset dhe sipërmarrjet me ekspertë të industrisë, fermerë dhe investitorë nga vendi dhe rajoni.

Në të treja ditët e panairit fokusi kryesor do të jetë eksporti i prodhimeve bujqësore, bujqësia e qëndrueshme si dhe rritja e standarteve të agrobizneseve dhe sektorëve të tjerë të përfshirë. Me mbështetjen e aktorëve kryesorë të sektorit si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Lushnje dhe donatorët si: EBRD me projektin AATSF, GIZ Albania, Risi Albania do të organizohen aktivitete informuese dhe interaktive gjatë gjithë ditëve të panairit.

Një nga vlerat e shtuara që ky panair ofron është kontakti i drejtpërdrejtë me biznese dhe blerës nga tregjet e huaja.

Çfarë përfitonjnë pjesmarrësit

Të gjithë pjesëmarrësit do të mund të njihen me teknologji të reja, përparimet në agrikulturë si dhe të njihen me praktika bujqësore të qëndrueshme përmes konferencave dhe prezantimeve nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Mbështetja për të dytin vit rradhazi nga Vodafone Albania si partner për inovacionin në sektorin e bujqësisë, insitutcionet financiare si Credins Bank, OTP Bank dhe NOA do të jenë gjithashtu një vlerë e shtuar për informimin mbi oportunitetet që tregu ofron për sektorin e bujqësisë.

Përmes këtyre praktikave agrobizneset, sektori i peshkimit dhe blegoria do të mund të krijojnë kontakte me blerës të huaj dhe do të kenë mundësi më të larta për lidhje të kontratave afatgjata ndërkombëtare.

Në edicionin e kaluar të këtij panairi u numëruan mbi +7000 vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni dhe 70 ekspozues për gjatë tre ditëve. Edhe këtë vit panairit i bashkohen si ekspozues jo vetëm kompani shqiptare por edhe kompani nga Kosova, Serbia, Italia, Izraeli etj.

Panairi “Ditët e Bujqësisë 2022”

Për të dytin vit rradhazi, panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” mbështetet nga kompanitë lider në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë si MBM Albania, Austria Praemix dhe Agrimatco Albania.

Jo vetëm panair por festë për bujqësinë

Këtë vit, Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” që organizohet në sheshin perpara Bashkisë Lushnje në datat 27-28-29 Prill është shtrirë në një sipërfaqe më të madhe se në edicionin e kaluar. Iceberg Exhibitions, ka zgjedhur ta sjellë këtë event të rëndësishëm biznesi me aktivitete të shumëllojshme për audiencën duke nisur nga konferenca për qëndrueshmërinë e sektorëve, workshope, forume, takime B2B dhe gjithashtu shfaqje, muzike live, lojra me fokus të rinjte dhe bujqësinë etj.

Mos e humbsni mundësinë për të vizituar panairin më të madh dedikuar bujqësisë aty ku bujqësia ndodh. Jo vetëm biznes, jo vetëm informim dhe ndërgjegjësim, jo vetëm mundësi për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe për të prezantuar produkte dhe shërbime të reja por një mundësi për të festuar për bujqësinë si një ndër shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë në Shqipëri./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.