Forumi Global mbi Nikotinën/ Eksperti: Produktet pa tym, më pak të rrezikshme. Mijëra substanca toksike futen në organizëm nga tymi i cigares

560 0
  • Forumi Global mbi Nikotinën me fokus reduktimin e dëmit nga duhani për t’i hapur rrugë një bote pa tym në dekadën e ardhshme, u mbajt në Varshavë, Poloni më 24 qershor 2023 ku ekspertët diskutuan për rëndësinë e alternativave pa tym që reduktojnë dëmin.
  • Ekspertët u shprehën se cigarja është një nga shkaktarët kryesorë në botë të sëmundjeve jo të transmetueshme dhe mijëra substanca toksike futen në organizëm nga tymi i cigares.
  • Sipas ekspertëve, falë zhvillimit të shkencës dhe teknologjive të reja, vitet e fundit ka pasur zhvillim të alternativave pa tym që punojnë me parimin e ngrohjes dhe jo atë të djegies duke reduktuar dëmin në shëndet.

 Forumi Global mbi Nikotinën me fokus reduktimin e dëmit nga duhani për t’i hapur rrugë një bote pa tym në dekadën e ardhshme, u mbajt në Varshavë, Poloni më 24 qershor 2023.

Më shumë se 70 folës duke përfshirë specialistë ndërkombëtarë të shëndetit publik, shkencëtarë, mjekë, rregullatorë, konsumatorë dhe prodhues, diskutuan zgjedhjet alternative dhe rolin e produkteve pa tym që kanë potencial për reduktimin e dëmit në shëndetin e njeriut.

Në konferencë u theksua se mbi një miliard njerëz ende i përdorin cigaret dhe se ky numër po zvogëlohet ngadalë.

“Problemi është se njerëzit e duan zakonin e konsumimit të nikotinës përmes cigares. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz nuk duan të heqin dorë nga cigaret, por nëse e izolojmë nikotinën në një formë shumë më të sigurt, atëherë mund t’u japim duhanpirësve një produkt nikotine që nuk shkakton sëmundje. Nikotina në vetvete nuk shkakton kancer, por cigarja është një nga shkaktarët kryesorë në botë të sëmundjeve jo të transmetueshme”, u shpreh Clive Bates, ekspert i kontrollit të duhanit dhe drejtor i “Counterfactual Consulting Limited”.

“Dëmi ndodh nga djegia e duhanit, sepse në këtë mënyrë çlirohen mijëra substanca toksike që futen në organizëm duke thithur tymin e cigares. Falë zhvillimit të shkencës dhe teknologjive të reja, vitet e fundit ka pasur zhvillim të alternativave pa tym që neutralizojnë këtë problem dhe punojnë me parimin e ngrohjes dhe jo atë të djegies. Megjithatë, ky zhvillim i shpejtë dhe diversiteti i këtyre produkteve pa tym, ka ngritur një sërë pikpyetjesh duke filluar nga kush i përdor, cili është ndikimi i tyre në normat e duhanpirjes dhe luftën kundër tymit të duhanit, apo nëse ato duhet të merren me recetë nga mjeku. Tani ne kemi mjaftueshëm informacion dhe studimet tregojnë se kalimi në alternativa pa tym sjell një rrezik më të ulët”, tha Bates.

Ekspertët globalë ishin të të njëjtit mendim që cigarja nuk duhet nisur, por nëse tashmë jeni konsumatorë të këtij produkti, duhet ta lini atë, megjithëse praktika tregon se nga 10 persona që provojnë, vetëm një ia del. Prandaj, lind pyetja, si t’i ndihmojmë duhanpirësit?!

Disa nga vlerësimet që kemi marrë deri më tani tregojnë se produktet që nuk djegin duhanin janë më pak të rrezikshme në 90 për qind të rasteve. Nëse hiqni dorë nga djegia dhe nisni të përdorni produkte pa tym, nikotina hyn në mushkëri, por jo të gjitha produktet e tjera toksike shkojnë me të, kështu që trupi ekspozohet ndaj niveleve shumë më të ulëta të toksinogjenit”, theksoi Bates.

Eksperti i njohur është i mendimit se në këtë fushë ka shumë polemika dhe mungesa e njohurive çon në gabime.

Dëgjojmë komente të tipit “alternativat përmbajnë metale të rënda”, megjithatë fakti është se këto metale të rënda janë në një nivel kaq të ulët sa nuk duhet të shkaktojnë fare shqetësim toksikologjik.

Shumë konsumatorë të produkteve të duhanit vijnë nga vende më pak të zhvilluara me gjendje jo të mirë financiare dhe ajo që mund t’u sigurohet janë alternativat më pak të dëmshme. Vendimmarrësit nuk kanë pse të investojnë asgjë, apo të reklamojnë alternativa më pak të dëmshme, thjesht duhet të qëndrojnë mënjanë dhe të sigurohen që këto produkte të jenë sa më të sigurta dhe të tjerat do t’i bëjë tregu”, shtoi ai.

Në Forum u theksua gjithashtu se avujt shkaktojnë 90 për qind më pak dëm sesa cigaret tradicionale, prandaj duhanpirësit duhet të jenë të njohur me mundësinë e zgjedhjes së produkteve më të sigurta të nikotinës. Kjo është arsyeja pse kompanitë e duhanit po transformohen dhe orientohen vazhdimisht drejt alternativave, ndërsa vlen të theksohet se të miturit nuk duhet të kenë akses në këto produkte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.