Lavanda – Të zbukurosh shtëpinë duke e mbjellë në vazo

2.8k 0

Lavanda është një bimë e lehtë për t’u rritur dhe për t’u admiruar. Ajo është një mysafire e mirëpritur e çdo kopshti, sepse lulet e bukura dhe aroma karakteristike e bëjnë atë të pazëvëndësueshme. Shqipëria është një vend i bekuar sepse në tokën tonë rritet shumë lavandë e egër. AgroWeb.org do t’ju mësojë si të rrisni lavandën në kushtet e shtëpisë, madje edhe në ballkon. Për të rritur dhe mirëmbajtur këtë lule të bukur ju nevojitet një vend i përshtatshëm dhe disa hapa të thjeshtë kopshtarie.

Zgjidhni një vend të ndriçuar mirë. Lavanda lulëzon në vende të ndriçuara nga dielli. Në kopshtin tuaj zgjidhni një vend ku bima do të mund të shijojë rrezet e diellit për të paktën 8 orë në ditë. Mbilleni lavandën pranë një guri ose një muri sepse në këtë mënyrë bima do të ketë më shumë nxehtësi dhe strehë po aq të nevojshme.

Sigurohuni që toka është e kulluar mirë. Thatësia është armiku i lavandës, ndaj pasi të keni zgjedhur vendndodhjen e duhur, sigurohuni që toka është e kulluar mirë. Dashamirësit e kësaj bime, mund të gjejnë specie të shumta të saj për t’i rritur në shtëpi. Por kini parasysh që lulëzimi ose tharja e lules janë të gjitha në varësi të kushteve që plotësoni. Ndonëse është e mundur të mbillni lulen duke filluar nga fara, një gjë e tillë nuk rekomandohet, sepse farat duhet t’i nënshtrohen procedurave specifike të rritjes dhe çeljes së filizave.

Mbjellja. Nëse dëshironi të mbillni lavandën në saksi, duhet të zgjidhni një enë të madhe mjaftueshëm sa të ofrojë hapësirë për rrënjët deri në 2.5 centimetra.

Përgatisni terrenin. Dheu i përdorur duhet të jetë mikpritës për lavandën dhe i ushqyer  mjaftueshëm për rritjen e saj. Në fund të vazos vendosni dy grushta me gurë të vegjël, pleh të pasuruar dhe copa të grira hollë të limonit jeshil. Përzijini mirë së bashku dhe mbulojeni masën e krijuar me një shtresë të hollë dheu.

Ujiteni lavandën në vazon fillestare përpara mbjelljes. Nëse keni blerë filiza ose fidanë të bimës në vazo të vogla, atëherë duhet ta ujisni në vazon e tyre fillesatare të paktën një orë përpara se ta transferoni në ‘shtëpinë’ e re. Në këtë mënyrë do të siguroheni që rrënjët e bimës janë të hidratuara, por jo të qullta përpara mbjelljes.

Mbjellja e lavandës

Vendoseni bimën në zonën e përgatitur dhe lëreni të qëndrojë në shtresën e hollë me anë të së cilës keni mbuluar përzierjen e gurëve, plehut dhe limonit jeshil. Nëse planifikoni të mbillni më shumë se një bimë të lavandës në kopshtin tuaj, atëherë vendosini në një distancë prej 90 centimetrash nga njëra tjetra. Kjo do të sigurojë një qarkullim të mirë ajri dhe do t’u japë bimëve hapësirën e nevojshme.

Nëse dëshironi të ofroni vaditjen optimale, sigurohuni më parë që dheu ose toka janë krejtësisht të thata. Duhet të shmangni dehidratimin e bimës. Nëse do të mbillni lavandën në saksi, atëherë sigurohuni që kjo enë ofron kullim të mirë dhe shmang akumulimin e ujit në pjesën fundore.

Krasiteni bimën. Bima e lavandës duhet krasitur një herë në vit, mundësisht në pranverë.

Mblidhni lulet. Koha e duhur për mbledhjen e lavandos është kur lulet e poshtme të çdo dege sapo kanë nisur të çelin. Në këtë periudhë lulet janë plot aromë. Lulet priten në zonën e bazës së kërcellit, pranë gjethnajës.

Tharja e lavandës. Lidhini lulet së bashku, me një lidhëse ose llastik dhe varini kokëposhtë në një vend të ngrohtë, të thatë dhe të errët. Tharja zgjat 10-14 ditë. Nëse dëshironi të zbukuroni shtëpinë me lavandë, vendosini lulet në një vazo, por mos i lini rrënjët në ujë, sepse në të kundërt do të vyshken shpejt./AgroWeb.org