Ajvar dhe Turshi Artizanale nga Vitia e Kosovës – LOEL SHPK, Kompania që Drejtohet nga Një Grua Sipërmarrëse  

1.5k 0

Kryesisht mund t’i njihni si iniciativa familjare apo biznese të vogla, por prodhimet e freskëta bujqësore apo ato të përpunura janë një nga industritë në fokus vitet e fundit jo vetëm nga bizneset, por edhe konsumatorët.  

Produkte të tilla kanë tërhequr gjithnjë e më shumë tregun për shkak të cilësisë së lartë dhe veçantisë që ofrojnë dhe pasionit të drejtuesve të tyre. 

Kështu ka nisur edhe LoEL shpk, një biznes i vogël që lindi në familjen e Valdete Sahitit si pasion i përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore të bëra me dorë.  

Pas përvojës shumëvjeçare në prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të saj në zonën e Vitisë në Kosovë, znj. Sahiti në fillim të vitit 2022 rregjistroi aktivitetin e saj për t’u zhvilluar më tej në treg.  

Ajvari tradicional dhe turshite nga duart e amvisave  

Produktet kryesore që kompania Loel prodhon janë turshi dhe ajvar – një produkt tipik i rajonit të Ballkanit i bërë nga spec djegës ose piper i ëmbël. 

Kjo recetë përgatitet tërësisht në mënyrë artizanale me prodhimet e freskëta të mbjella nga familoja Sahiti dhe prodhimet e fermerëve përreth.  

Perveç angazhimit të familjes Sahiti në aktivitetet e kompanisë, kompania LoEl ka shërbyer edhe si mundësi punësimi për shumë zonja të tjera të komunës Viti të cilat janë punësuar në ferma për prodhimin e perimeve që sherbejne si lendë e parë për vetë kompaninë. 

Aktualisht kapaciteti prodhiues i LoEL është 5 ton produkt në sezon, me synimin që në vitet në vijim gama e produkteve dhe kapaciteti prodhues do të rritet. Gjithashtu, drejtuesit e kompanisë planifikojnë të rrisin prezencën me produktet e tyre në gjithë territorin e Kosovës si dhe synimi për krijimin e mundësive për eksport në tregjet e BE. 

Falë mbështetjes së Projektit të USAID – Economic Development, Governance and Enterprise Groëth Project dhe asistencën teknike të Creative Business Solutions CBS të cilët ndihmuan kompaninë për zbatimin e sistemit HACCP, ku kompania LoEl arriti të certifikohej me sukses.

Ekspertët e CBS dhe ekipi i LoEL gjatë procesit të certifikimit me standartin HACCP

Ky certifikim do të sherbejë si garanci për plotesimin e kërkesave të sigurisë ushqimore të produkteve të prodhuara, si dhe një mjet për promovimin e produkteve në tregje më të mëdha. 

LoEL shpk, gjithashtu ka listuar produktet e saj në platformën e tregëtisë online AgroTrade e cila mundëson lidhjen e tyre me blerës të huaj.  

Mësoni më shumë për LoEL shpk duke vizituar rrjetet e tyre sociale në facebook./AgroWeb.org