Bizelet apo Bathët – Cilat Janë më Ushqyese?

2.2k 0

Bizelet dhe bathët janë gjithashtu anëtarë të së njëjtës familje që quhet Leguminosae, tashmë e njohur si Fabaceae.

Megjithatë, përsa i përket vlerave ushqyese ato kanë disa dallime, të cilat që duhen anashkaluar.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me to.

Krahasimi i vlerave ushqyese:

Për 100 g fasule bathë dhe bizeke ka:

Kaloritë: 341 bathët –  81 bizelet

Karbohidratet:  58,59 g bathët – 14,45 g bizelet

Yndyrë: 1,53 g bathët – 0,4 g bizelet

Fibra dietike: 25 g bathët – 5,1 g bizelet

Proteina: 26,12 g bathët – 5,42 g bizelet

Kalcium: 103 mg bathët – 25 mg bizelet

Hekur: 6,7 mg bathët – 1,47 mg bizelet

Magnezi: 192 mg bathët – 33 mg bizelet

Zink: 3,14 mg bathët – 1,24 mg bizelet

Acid folik: 423 mg bathët – 65 mg bizelet

Vitamina C: 1.4 mg bathët – 40 mg bizelet

Përfundimi

Siç lehtësisht mund të shihni në renditjen e më sipërme, bathët janë më të pasura në vlera ushqyese se bizelet.

Ato përmbajnë më shumë proteina, të cilat janë një element shumë i rëndësishëm për të ruajtuar nivelet e sheqerit në gjak.

Gjithashtu sasitë e vitaminave dhe mineraleve janë më të larta tek bathët. Ndaj ato mund t’ju japin edhe më shumë përfitme shëndetsore se bizelet.

Edhe pse janë më të pasura me karbohidrate dhe kalori, sërisht bathët mbeten shumë të shëndetshme.

Sepse siç e kemi thënë shpesh herë, burimet e karbohidrateve nga perimet, zarzavatet dhe frutat janë të shëndetshme falë fibrave që ato përmbajnë.

Të dy këto faktorë në kombinim, bëjnë që trupi t’i përthithë ngadalë karbohidratet duke shmangur rritjen e menjëhershme të niveleve të sheqerit në gjak.

Në fund të fundit për të pasur një regjim ushqmor sa më të shëndetshëm, dietologët këshillojnë që ju të keni një larmishmëri perimesh dhe frutash në tryezën tuaj.

Sistemi juaj tretës do të jetë edhe më i shëndetshëm nga kjo, ndaj mos hiqni dorë nga konsumi i bizeleve. Thjesht konsumoni më shpesh ato ushqime që kanë më tepër vlera dhe sigurisht ato që ju preferoni më tepër./AgroWeb.org