Çfarë Janë Arrat Shqeme – Përfitimet dhe Rreziqet e Mundshme

3.7k 0

Shqemet e kanë origjinën nga një pemë tropikale në Brazil, por tani kultivohen në mbarë botën në vendet me klimë të ngrohtë.

Ato janë të pasura me lëndë ushqyese, me komponentë të dobishëm bimorë dhe mund të përfshihen lehtë në regjimin tuaj ushqimor.

Ashtu si shumica e arrorëve, shqemet mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përfitimet dhe rreziqet e mundshme nga konsumi i tyre.

Të pasura me lëndë ushqyese

Shqemet janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese, veçanërisht me yndyrna të pangopura. Këto lloje yndyrnash ndihmojnë në uljen e rrezikut për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Ato janë gjithashtu të ulëta në sheqer, një burim i pasur fibrash dhe përmbajnë pothuajse të njëjtën sasi proteinash si një sasi ekuivalente e mishit të gatuar.

Përveç kësaj, përmbajnë edhe një sasi të konsiderueshme bakri, magnezi dhe manganic.

Minerale thelbësore për prodhimin e energjisë, zhvillimin e shëndetshëm të trurit, forcimin e imunitetit dhe të kockave.

Përmbajnë komponentë të dobishëm bimor

Antioksidantët janë komponentë bimorë që e mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm duke neutralizuar molekulat që shkaktojnë dëme të njohura si radikalet e lira.

Nga ana tjetër, kjo ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe rrit aftësinë e trupit tuaj për të qëndruar i shëndetshëm.

Shqemet janë të pasura me karotenoidë dhe polifenole, dy kategori antioksidantësh që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe të ofrojnë mbrojtje nga sëmundjet.

Mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë

Shqemet duket se përmbajnë më pak kalori sesa mendohej dikur.

Ato janë të pasura me fibra dhe proteina, të cilat mund të ndihmojë në reduktimin e urisë dhe rritjen e ndjesisë së ngopjes.

Së bashku, të gjithë këta faktorë mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshën e tepërt.

Mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

Të pasura me yndyrna të dobishme, shqema duket se ofron disa përfitime në uljen e presionit të gjakut, triglicerideve dhe kolesterolit, të cilat përmirësojë shëndetin e zemrës.

Mund të jetë e dobishme për njerëzit me diabet të tipit 2

Janë një burim i mirë fibrash, një lëndë ushqyese që ndihmon në parandalimin e rritjes së sheqerit në gjak dhe që besohet se ofron mbrojtje kundër diabetit të tipit 2.

Për më tepër, ato janë të ulta në sheqer. Zëvendësimi i ushqimeve të larta në karbohidrate dhe sheqer me shqemë, ka të ngjarë të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Rreziqet

Shqema është në përgjithësi një ushqim i sigurt për shumicën e njerëzve.

Megjithatë duhet të dini se shqemet e pjekura ose të kripura mund të përmbajnë nivele të larta të vajrave ose kripës së shtuar, gjë që mund të ndikojë ngezativisht në presion e gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Për më tepër, shqema përmban fitate të cilat mund ta bëjnë më të vështirë për trupin tuaj thithjen e vitaminave dhe mineraleve që ato përmbajnë.

Së fundi, disa njerëz janë alergjikë ndaj tyre dhe duhet t’i shmangin./AgroWeb.org