Kush janë frutangrënësit më të mëdhenj në botë? Shqiptarët të parët në Ballkan

2k 0

Një hartë e publikuar nga Universiteti i Oksfordit, tregojnë se cilat janë vendet e botës më frutangrënës.

Sipas kësaj harte Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë, tregojnë të dhënat. Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit.

Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili.

Të dhënat e konsumit të frutave, të ndara nga Our World in Data, një platformë e mbështetur nga Universiteti i Oksfordit, janë të disponueshme për 195 vende, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban shifrën rekord të konsumit në rajon.

Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person.

Rënditja e vendeve të Ballkanit përsa i përket konsumit të frutave:

  • Shqipëria: 190.8 kg
  • -Greqia: 142 kg
  • -Maqedonia e Veriut: 134.27 kg
  • -Serbia: 131.55 kg
  • -Mali i Zi: 122.87 kg
  • -Rumania: 116.46 kg
  • -Bosnjë-Hercegovinë: 105.62
  • -Kroacia: 76.22 kg
  • -Bullgaria: 51.17 kg
  • Greqia (142 kg), Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta nga vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat.

Ndërsa vendet që konsumojnë më pak fruta janë Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg).

Burimi: Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.