Pjeshkë të Konservuara Evropiane – Një Fushatë Shijimi për Konsumatorët Vendas

513 0

Në kuadër të implementimit të fushatës së financuar nga Bashkimi Evropian “Peach Flavors WB”, një seri aktivitetesh promocionale do të zhvillohen në 16 pika shitjesh në Tiranë nga data 24 Maj deri në datën 31 Maj 2023.

Përgjatë aktivitetit të mësipërm, konsumatorët do të kenë mundësinë të njihen më mirë me vlerat ushqimore të pjeshkave të konservuara Evropiane, cilësinë e tyre superiore, sigurinë ushqimore Evropiane, standartet e larta të prodhimit, nëpërmjet materialeve informuese si broshurat dhe të provojnë falas disa nga produktet e Hellenic Canned Fruit Industry Network (DELKOF SA).

Fushata e financuar nga Bashkimi Evropian “Peach Flavors WB” ka si synim promovimin e cilësisë së lartë të pjeshkëve të konservuara Evropiane, të cilat prodhohen me standartet më të larta të sigurisë ushqimore, duke mbërritur te një numër sa më i madh konsumatorësh dhe duke i informuar ata mbi produktin në vendet e Ballkanit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi.

Fushata “Peach Flavors WB” është një nismë e Hellenic Canned Fruit Industry Network (DELKOF SA), e financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim promovimin e konsumit të pjeshkave të konservuara në vendet e Ballkanit.

Për më tepër informacion vizitoni website  , Facebook dhe Instagram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.