4.5k 0

Si të Zhbllokoni Lavamanin Duke Përdorur Uthull dhe Sodë Buke

AgroWeb.org ka përmendur në artikuj të ndryshëm përdorimin e sodës së bukës në pastrimin e shtëpisë.

Një nga problemet më të zakonshme që të gjithë nga ne e kemi hasur më shumë se një herë, është pikërisht bllokimi i lavamanit.

Mund të ndodhë nga ushqimet e mbetura nëpër pjata kur lajmë enët, ose edhe si pasojë e mineraleve që kalcifikohen nëpër tubat e shkarkimit.

Por ajo që është e sigurt, është se bllokimi i lavamanit është një nga problemet më stresuese në kuzhinë.

AgroWeb.org ju sugjerion një zgjidhje krejt të lehtë për këtë, dhe ju duhen vetëm dy përbërës.

Uthulla dhe soda e bukës, është kombinimi i përkryer kundër bllokimit të lavamanit, dhe do t’ju ndihmojë sa hap e mbyll sytë.

Si të përdorni këto dy produkte

Si fillim vendosni një xhezve me ujë në zjarr derisa ajo të ziejë.

Kur uji të ketë vluar, hidheni atë në piletën e lavamanit.

Më pas hidhni rreth gjysmë gote me sodë buke dhe lejoheni që të kryej funksionin e saj për disa minuta.

Ndërkohë keni përzierë një gotë me ujë me uthull dhe një gotë me ujë shumë të nxehtë bashkë.

Këtë përzierje hidheni në piletën e lavamanit.

Mbulojeni piletën e lavamanit me ndonjë kapak shisheje apo pjatë të vogël, në mënyrë që përbërja të mos përhapet.

Dhe lëreni përreth 10-15 minuta.

Më pas shpëlajeni me një tjetër xhezve me ujë të valuar.

Përse një kombinim i tillë funksionon

Soda e bukës dhe uji i nxehtë arrijnë të çlirojnë mbetjet që janë grumbulluar në piletë dhe në tubat e shkarkimit të lavamanit tuaj.

Ndërkohë kur ju hidhni uthullën e mollës krijoni një reaksion kimik i cili shpërbën të gjitha këto mbetje.

Dhe kështu lavamani juaj zhbllokohet, dhe për më tepër i largohet dhe aroma e pakëndshme nga mbetjet e ushqimeve. /AgroWeb.org