Ardhja e verës dhe temperaturave përvëluese të saj shoqërohet me nevojën për një përkujdesje më të madhe të disa produkteve të përdorimit të përditshëm siç është vaji i ullirit apo mjaltit.
Kur vjen puna tek ky i fundit e dimë që mjalti nuk prishet kurrë, megjithatë koha dhe temperaturat mund të ndikojnë në ngjyrën dhe përmbajtjen e mjaltit.
Mënyra më e mirë për ta ruajtur mjaltin është që të garantosh temperaturën për të cilën ka nevojë.
Ekspertët thonë se si vaji i ullirit ashtu edhe mjalti duhen ruajtur në një temperaturë që varion nga 10 në 20 gradë celcius.
Mos e Fusni Kurrë Mjaltin Në Frigorifer
Ekspertët thonë se mjalti nuk duhet mbajtur kurrë në frigorifer sepse temperaturat e këtij të fundit do të përshpejtojnë kristalizimin e tij.
Për më tepër, frigoriferi do të ndryshojë tërësisht aromën e mjaltit dhe do të degradojë cilësinë e tij.
Nëse kuzhina juaj është shumë e nxehtë, atëherë ekspertët rekomandojnë gjetjen e një vendi tjetër më të freskët.
Mjalti duhet mbrojtur nga ndriçimi i diellit dhe mbajtur në një vend të errët e të freskët por jo pranë sobës ose furrës.
Ena ku do ta mbani atë është gjithashtu e rëndësishme, sipas ekspertëve.
Ata thonë se mjalti nuk duhet ruajtur në enë metalike as në dimër e as në verë.
Mjalti është acidic dhe do të ndryshkë metalin duke prishur kështu cilësinë e tij.
Mjalti nuk duhet ruajtur as në enë qeramike dhe asnjë enë tjetër përveç qelqit.
Kavanozi i mjaltit duhet të jetë me kapak të fortë dhe i mbyllur mirë.
Një tjetër aspekt ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes është lagështia ndaj kavanozi që do të zgjidhni është shumë i rëndësishëm.
Në përdorimin e mjaltit duhet të përdorni gjithmonë lugë druri sepse edhe një sasi e vogël uji mund të nxisë fermentimin.
Nëse mjalti juaj kristalizohet për një arsye ose tjetër, është e rëndësishme të mos e fusni në mikrovalë.
Kjo e fundit mund ta nxehë atë shumë shpejt duke shkatërruar vlerat e tij./AgroWeb.org