2.6k 0

Si të Vrisni Mushkonjat – Çfarë Funksionon dhe Çfarë jo

Mushkonjat thithin gjakun tuaj dhe ju lënë me gunga që kruhen dhe ndoshta edhe një infeksion.

Patogjenët që transmetohen nga mushkonjat përfshijnë malarien, virusin e Nilit Perëndimor, virusin Zika apo virusin Chikungunya.

Ndërsa ju fantazoni të jetoni në një botë pa mushkonja, zhdukja e tyre do të ishte katastrofike për mjedisin.

Mushkonjat e rritura janë ushqim për insektet e tjera, për zogjtë dhe lakuriqët e natës, ndërsa mushkonjat larva mbështesin ekosistemet ujore.

Më e mira për të cilën mund të shpresoni është të kufizohet aftësia e tyre për të transmetuar sëmundje, për t’i zmbrapsur dhe për t’i vrarë brenda kufijve të oborreve dhe shtëpive tuaja.

Përpara se të blini një produkt që ndoshta nuk do mund të funksionojë, AgroWeb.org ju fton të mësoni se çfarë i vret dhe çfarë nuk i vret mushkonjat.

Si t’i vrisni mushkonjat

Shumë lloje mushkonjash kërkojnë ujë të ndenjur për t’u shumuar, kështu që një nga metodat më efektive për t’i kontrolluar ato është eleminimi i këtyre sipërfaqeve.

Megjithatë, duhet të dini se kjo metodë funksionon vetëm për disa lloje mushkonjash, pasi lloje të tjera i rrisin vezët e tyre jashtë sipërfaqeve me ujë.

Mushkonjat janë të rrezikuara ga një infeksion kërpudhor i Metarhizium anisoplilae dhe Beauveria bassiana.

Këto kërpudha gjenden në solucione që shiten të gatshme dhe janë të sigurta edhe për kafshët shëpiake nëse keni.

Disavantazhi i tyre është se duhet t’i aplikoni çdo javë dhe vret vetëm mushkonjat larva dhe jo ato të rriturat.

Ekzistojnë gjithashtu përbëje me kimikate që mund të vrasin mushkonjat, por ato vlejnë vetëm për sipërfaqe të vogla.

Ka një mori metodash që në të vërtetë vrasin mushkonjat, por nuk janë zgjidhje të shkëlqyera.

Një shembull klasik është spraj i insekteve, i cili vret vetëm disa mushkonja, por vret insektet e dobishme.

Në mënyrë të ngjashme, spërkatja me pesticide nuk është një zgjidhje ideale, sepse mushkonjat mund të bëhen rezistente ndaj tyre. Gjithashtu kafshët e tjera mund të helmohen dhe toksinat mund të shkaktojnë dëme të qëndrueshme mjedisore.

Përfundimi

Nëse po kërkoni mënyra efektive për të vrarë mushkonjat, ndoshta do t’ju duhet të përdorni një kombinim metodash.

Disa nga strategjitë më efektive synojnë ose larvat.

Nëse jetoni në një zonë ligatinore dhe merrni një numër të konsiderueshëm mushkonjash, nuk do të jeni në gjendje të vrisni të gjithë popullsinë e tyre.

Por mos u dëshpëroni! Shkencëtarët po zhvillojnë mënyra për t’i bërë mushkonjat sterile ose për të lindur vezë që nuk do të piqen.

Ndërkohë, ju do t’ju duhet të kombinoni teknika të ndryshme për t’i vrarë ato.