Ngjyra në ambientin ku ushqimi përgatitet me dashuri, mund të gjallërojë menjëherë hapësirën, duke ju dhënë edhe ju më shumë frymëzim për të gatuar dhe eksperimentuar.
Nëse jeni gati për një rifreskim ngjyrash, por nuk jeni të sigurt se ku të filloni, jeni në vendin e duhur!
AgroWeb.org duke u bazuar në këshillat e arkitektëve më të mirë, ju njeh më poshtë me disa rregulla të thjeshta që mund të zbatoni për t’i dhënë një tjetër pamje kuzhinës tuaj.
Përdorni rregullin e ngjyrave 60-30-10.
Rregulli thotë se ngjyra kryesore e dhomës duhet të përbëjë 60 % të dhomës, ngjyra dytësore duhet të jetë 30% dhe ngjyrat e theksuara duhet të jenë 10%.
Në një zonë si kuzhina, 60% duhet të përfshijë shumicën e mureve si edhe pjesë të mëdha të objekteve si për shembull një ishull.
Ngjyra dytësore mund të aplikohet në perde, karrige apo edhe në një mur që është më i dukëshm.
Ndërkohë, ngjyrat e theksuara mund të zgjidhen për pajisjet e gatimit ose veprat e artit.
Merrni parasysh hapësirën tuaj.
Mënyra se si ngjyrat aplikohen në sipërfaqe ndikon në perceptimin tuaj të hapësirës, duke e bërë atë të duket më e madhe ose më e vogël.
Nëse kuzhina juaj është e vogël, zgjidhni ngjyra të ngrohta, të ndezura ose të lehta për të krijuar idenë e një hapësire të madhe. E kundërta mund të alpikohet tek hapësirat e mëdha.
Luani me dekorin e mureve apo të dyshemesë
Sipërfaqet e kuzhinës janë një vend i mrekullueshëm për të eksperimentuar.
Për shembull ju mund të provoni të dekoroni një pjesë të murit tuaj me një mozaik apo pllaka me ngjyra të forta. Ju mund të përdorni edhe letër muri me printe për të gjallëruar kuzhinën tuaj.
Rëndësi ka edhe dyshemeja, e cila mund të përmbajë elementë dekorativë.
Konsideroni një pikturë njëngjyrëshe.
Nëse po kërkoni një skemë ngjyrash më delikate, dhe nëse e bardha mbizotëron ambjentin tuaj, ju mund të zgjidhni një pikture njëngjyrëshe për t’i dhënë më tepër hijeshi dhomës tuaj.
Ngjyrat brenda të njëjtit ton ose familje tonesh mund të jenë zgjedhja më e mirë.
Zgjidhni aksesorë me ngjyra të forta.
Nëse kuzhina ka ngjyra shumë neutrale, mund të bëhet më argëtuese duke vendosur vazo, apo paisje gatimi me ngjyra të forta. /AgroWeb.og