nga AgroWeb më 7 Janar, 2021
Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut, temperatura, problemet me tretjen, fytin, çrregullimet hormolane, të vjellat dhe bajamet. Speci Djegës Dhe Shëndeti i Zemrës Por speci djegës është tejet mirëbërës edhe për shëndetin e zemrës. Konsumi i tij, sipas të dhënave të […]
nga AgroWeb më 6 Janar, 2021
Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me proteinë janë më të fortë, kanë muskuj më të shëndetshëm dhe imunitet më të fortë. Proteina është shumë e rëndësishme për organizmin sepse garanton mbarëvajtjen e shumë sistemeve të trupit por edhe një plakje më të shëndetshme. Sasia e rekomanduar ditore e proteinës për […]
nga AgroWeb më 30 Dhjetor, 2020
Trupi i njeriut është shumë misterioz, magjik por dhe i çuditshëm. Shumë prej proceseve të trupit shpesh nuk kanë kurrfarë kuptimi, por kjo nuk do të thotë se nuk janë të shpjegueshme shkencërisht. Lemza Pas Ngrënies Së Shpejtë Kur hani me shpejtësi, stomaku enjtet dhe shkakton kontraktime të diafragmës. Një irritim i tillë shkakton lemzën […]
nga AgroWeb më 14 Dhjetor, 2020
Arterioskleroza është një sëmundje e fshehur që përkeqësohet ndjeshëm me kalimin e kohës. Megjithatë, me hapat e duhur, ndikimi i sëmundjes në shëndet mund të parandalohet. Arterioskleroza është një sëmundje që ka të bëjë me ngurtësimin e murit të enëve të gjakut. Ky proces ndodh ngadalë dhe në mënyrë graduale dhe mund të vazhdojë në […]
nga AgroWeb më 14 Dhjetor, 2020
Studimet më të fundit, thonë se enët e gjakut tek organizmi i një gruaje plaken më shpejt se ato tek trupi i një burri. Sipas ekspertëve, procesi i plakjes së enëve të gjakut tek gratë nisë që në të tridhjetat. Një gjë e tillë, nxit jo vetëm rritjen e tensionit të gjakut por edhe shfaqjen […]
nga AgroWeb më 10 Dhjetor, 2020
Mungesa e zinkut ka një lidhje të fortë me tensionin e lartë të gjakut. Ky është konkluzioni i një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org sipas të cilit zinku tjetërson përpunimin e kripës nga ana e veshkave dhe rritjen e tensionit. Mungesa e zinkut është shumë e përhapur tek njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike. […]
nga AgroWeb më 9 Dhjetor, 2020
Një raport i ri, tek i cili bazohet AgroWeb.org mbi kafen konfirmon se konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave. Pas shumë studimesh të ndryshme kërkimore u arrit në përfundimin se konsumimi i rregullt i kafes ndihmon në shëndetin e mirë të veshkave. Studiuesit përmblodhën të gjithë rezultatet e studimeve në një raport […]
nga AgroWeb më 10 Nëntor, 2020
Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të nëntokës. Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Vlerat e saj njihen gjërësisht nga shumë vende të botës që i përmbahen praktikave të mjekësisë popullore, sipas të cilave, hudhra është ajo që frikëson sëmundjet. Përdorimet e saj janë të panumërta, madje […]
nga AgroWeb më 29 Tetor, 2020
Portokalli është agrumja më e preferuar e miliona njerëzve në botë. Një kombinim perfekt mes të ëmblës dhe athtësisë, portokalli është plot shije dhe mbi të gjitha plot vlera. Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse prej tij organizmi merr 7 përfitime të menjëhershme. Sy të shëndetshëm dhe shikim të mprehtë Portokalli përmban […]
nga AgroWeb më 22 Tetor, 2020
Ka pretendime sipas të cilave, truri nuk ndien dhimbje. Nëse është kështu, atëherë nga burojnë dhimbjet e kokës? Sipas shkencëtarëve, trurit i mungojnë receptorët që dallojnë dëmin që po i shkaktohet trupit dhe që më pas e sinjalizojnë atë drejt zonave të tjera. Fakti që trurit i mungojnë këto receptorë, nuk do të thotë se […]
nga AgroWeb më 1 Tetor, 2020
Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike dhe të forta, megjithatë ato mund të bllokohen lehtësisht duke shkaktuar sëmundjen mjaft të përhapur, aterosklerozën. Në Shqipëri raportohen të paktën 1400 raste pacientësh të prekur nga ateroskleroza në një vit. Faktorët më të mëdhenj të […]
nga AgroWeb më 11 Shtator, 2020
Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një kontroll të tepruar të tyre. Rasti i tensionit të lartë emocional shkaktohet 95% nga hipertensioni arterior i zemrës dhe 5% nga sëmundjet e tiroides apo të veshkave. Ky hipertension lidhet me natyrën dhe ndjeshmërinë e […]
nga AgroWeb më 10 Shtator, 2020
Enët e bllokuara të gjakut janë një faktor i rëndësishëm ndikues për shumë sëmundje që mund të rrezikojnë shëndetin e zemrës. Bllokimi i tyre rrit tensionin e gjakut, por jo vetëm. Zhbllokimi i tyre është i vështirë por jo i pamundur sidomos me ndryshimet në stilin e jetesës. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të […]
nga AgroWeb më 25 Qershor, 2020
Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org e ka ulur pragun e shëndetshëm të tensionit të gjakut nga 140/90 mm Hg në 130/80 mm Hg apo 13 me 8, siç njihet në gjuhën e përditshme. Ky ndryshim domethënës nënkupton se numri i meshkujve të diagnostikuar me tension të lartë të gjakut trefishohet dhe ai […]
nga AgroWeb më 20 Qershor, 2020
Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në shëndet. Vezët ofrojnë rreth 6 gramë proteinë të një cilësie të lartë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org kjo do të thotë se vezët ofrojnë të gjithë amino acidet që duhet të […]
nga AgroWeb më 17 Qershor, 2020
Aktiviteti fizik dhe konsumi i acideve yndyrore omega-3 përbëjnë shtyllat e strategjisë për mirëmbajtjen e shëndetit të enëve të gjakut. Sipas ekspertëve, shëndeti i enëve të gjakut është thelbësor për mbrojtjen e të gjithë sistemit kardiovaskular, jo vetëm nga kolesteroli por edhe toksinat. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe ushqimet e këqija dhe […]
nga AgroWeb më 21 Maj, 2020
Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës. Këtë e thotë një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org, nue të cilin morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës. 13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me […]
nga AgroWeb më 4 Maj, 2020
Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë probleme të rrezikshme të zemrës. Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen. Arterioskleroza cilësohet fatkeqësisht vdekjeprurëse. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani enët tuaja të gjakut tërësisht të pastra dhe elastike. Në […]
nga AgroWeb më 9 Prill, 2020
Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se në vitet e fundit, 60% e vdekjeve në vend kanë ndodhur si pasojë […]
nga AgroWeb më 19 Mars, 2020
Momenti i një hemoragjie të papritur nga hundët mund të shkaktojë frikë, shqetësim dhe shpesh panik. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hemoragjia nga hundët në përgjithësi nuk është tregues i ndonjë problemi serioz mjekësor dhe mund të trajtohet edhe në kushtet e shtëpisë. Ajo mund të zgjasë disa sekonda ose edhe disa minuta. Çfarë Duhet […]