Laboti – Barishtja Shqiptare Shumë e Kërkuar

7.1k 0

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet si një barishte e nënvlerësuar, pikërisht prej faktit se në të vërtetë, ai përmban shumë vlera shëndetësore.

Konsumatori shqiptar mund të thuhet që ia ka njohur vlerat labotit të egër duke e përfshirë atë në gatime të ndryshme.

Në vendin tonë, laboti i egër rritet vetë, pranë bimëve të tjera, ndërkohë që në botë laboti kultivohet për farat e tij.

Laboti është një nga barishtet më të kërkuara në tregun shqiptar dhe renditet në të njëjtën kategori me lëpjetën, pazinë, hithrat dhe lakrat e egra.

Laboti i egër ofron shumë të mira për organizmin e njeriut, të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Pastron gjakun

Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin. Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut.

Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun.

Është i pasur me minerale të rëndësishme

Laboti i egër përmban shumë minerale të rëndësishme siç janë : kalciumi, hekuri, kaliumi, fosfori, magnezi dhe zinku.

Përmirëson oreksin

 Dëshira për ushqim dhe nevoja për të ngrënë bazohen tek një proçes i natyrshëm dhe i nevojshëm siç është ruajtja e ekuilibrit të energjisë.

Nëse vuani nga problemet me oreksin atëherë shtoni labotin e egër në ushqimin tuaj të përditshëm.

Gjethet e labotit të egër mund të përdoren në sallata me domate, kripë dhe lëng limoni.

Përmirëson nivelet e hemoglobinës

Nivelet e hemoglobinës në gjak përmirësohen duke rritur dozën e ushqimeve të pasura me hekur.

Përfshirja e hekurit në dietën tuaj është një mënyrë shumë e lehtë për të rritur prodhimin e hemoglobinës.

Laboti i kuq përmban sasi të mira hekuri që e bëjnë atë ideale për të rritur hemoglobinën.

I pasur me aminoacide

Aminoacidet dhe proteinat konsiderohen si shtyllat e jetës.

Organizmi ynë ka nevojë për këta dy elementë që të realizojë shpërbërjen e ushqimit, rritjen dhe zhvillimin, ripërtëritjen e indeve dhe funksioneve të tjera të trupit.

Gjethet e labotit kanë një sasi domethënëse aminoacidesh, përkatësisht: tryptophan, phenylalanine, methonine, theonine, threonine, leucine, isoleucine dhe valine.

Përdorimet në mjekësinë popullore

Lëngu i gjetheve të labotit përdoret në mjekësinë popullore kundër paraziteve intestinalë.

Nëse fëmijët tuaj vuajnë nga ky problem, atëherë duhet të konsumojnë labot të egër rregullisht për disa ditë.

Si ta konsumoni: Merrni 10-15 ml lëng të gjetheve të labotit.  Shtoni kripë deti dhe pijeni tre herë në ditë pas çdo vakti.

Ruan shëndetin e sistemit tretës. Gjethet e labotit të egër janë ideale për mëlçinë, tëmthin dhe shpretkën.

Nëse dëshironi të ruani shëndetin e sistemit tretës, atëherë duhet të konsumoni 10 ml të lëngut të gjetheve të labotit të egër.

Kundër gurëve në veshka. Laboti i egër ndihmon dhe funksionon kundër gurëve në veshka.

Merrni gjethet, shtypini dhe grijini deri sa të nxjerrin lëng dhe merrni 10-15 mg në ditë me ose pa ujë.

Efektet anësore të labotit të egër

Këto gjethe janë të pasura me acid oksalik dhe kanë tendencën të lidhen me kalciumin dhe ulin praninë e tij në organizëm.

Për këtë arsye, laboti i egër nuk sugjerohet të konsumohet gjatë shtatzanisë.

Farat e labotit të egër mund të shtypen dhe të bëhen pluhur pasi funksionon si maja’ bimore, rrjedhimisht për t’u përfshirë në përgatitjen e bukëve dhe petullave.

Laboti i egër i ngjan spinaqit dhe mund të gatuhet apo konsumohet si i tillë.

Kërkoni për labot të egër me gjethe dhe maja të buta të cilat janë të ngrënshme./AgroWeb.org