Shegë Plus Hurma – Formula fituese për zemrën

1.2k 0

Shegët janë pa dyshim një frut i lavdishëm. Por edhe simotrat e tyre nga Lindja e Mesme siç janë hurmat e arabisë janë po aq të shijshme dhe të shëndetshme. Kur kombinohen bashkë, shegët dhe hurmat ofrojnë një formulë fituese në betejën e vazhdueshme kundër sëmundjeve të zemrës. Mjafton një gjysëm gote me lëng shege dhe 7-8 hurma arabie në ditë dhe zemra do t’ju falenderojë.

Një ekip studiuesish nga Instituti Izraelit i Teknologjisë, i udhëhequr nga Profesori Michael Aviram, përfaqësues i Fakultetit të Mjekësisë Rappaport dhe Qendrës Mjekësore të Rambam-it, ka arritur të zbulojë se kombinimi i lëngut të shegës dhe hurmat e arabisë (bashkë me bërthamat) ofrojnë mbrojtjen maksimale kundër bllokimit të arterieve, një fenomen që shkakton atak në zemër ose goditje në tru.

Gjetjet e studimit u publikuan në një nga revistat prestigjioze të ushqimit të Royal Society of Chemistry. Arterioskleroza, ose bllokimi i arterieve shkaktohet nga një sërë faktorësh, përfshirë oksidimin e kolesterolit që ndihmon në grumbullimin e lipideve në muret e arterieve. Antioksidantët natyralë mund të ngadalësojnë proçesin e oksidimit në organizëm dhe shërbejnë për të ngadalësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Në 25 vitet e shkuara, eksperti Aviram dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë punuar vazhdimisht për të studiuar efektet e antioksidantëve kundër bllokimit të arterieve. Studimi i tyre më i fundit nxorri në pah dhe ritheksoi vlerat e veçanta të shegës dhe hurmave të Arabisë. Lëngu i shegës, i pasur me antioksidantë të cilët burojnë kryesisht nga bimët arrin t&eumeuml; ulë ndjeshëm stresin oksidues.

Hurmat e Arabisë, janë një burim i pasur i antioksidantëve që luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë oksidimin e kolesterolit të keq dhe largimin e tij nga enët e gjakut. Përpara se të niste studimin, teoria e Profesor Aviramit ishte se pavarësisht se lëngu i shegës dhe hurmat e Arabisë kanë antioksidantë të fuqishëm por të ndryshëm në natyrë, ato mund të formojnë një ekip ‘luftëtar’ dhe plot vlera.

Për të provuar teorinë në fjalë, shkencëtarët kryen disa studime tek kaviet dhe zbuluan se kombinimi i trefishtë i lëngut të shegës, hurmave të Arabisë dhe bërthamave të tyre, ofrojnë mbrojtjen maksimale kundër bllokimit të arterieve, sepse së bashku ato ulnin nivelet e stresit oksidues në arterie me 33 përqind dhe zvogëlojnë sasinë e kolesterolit të keq me 28 përqind.

Studiuesit arritën në konkluzionin se njerëzit e rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe ata me shëndet të plotë, mund të marrin një sërë përfitimesh nëse konsumojnë gjysmë gote me lëng shege së bashku me 3 hurma. Idealja do të ishte që bërthamat e hurmave të shtypen në formën e një paste dhe të konsumohen gjithashtu. Megjithatë edhe pa bërthamat, studiuesit këshillojnë të mos hiqet dorë nga lëngu i shegës dhe hurmat, kombinimi fitues kundër sëmundjeve të zemrës./AgroWeb.org