Kikirikët, Si t’i Rrisni Krejt Lehtë në Shtëpi

3.9k 0

Kikirikët mund të rriten lehtësisht në kushtet e shtëpisë, në rast se plotësoni kushtet që kjo bimë arrore kërkon. Kikirikët kanë nevojë për 8 orë ndriçim dielli, tokë të pasuruar dhe të shkrifët dhe një sistem të mirë kullimi.

Dheu që do të përdorni për rritjen e kikirikëve duhet të jetë i pasuruar me pleh. Kikirikët kanë nevojë për hapësirë që të rriten pa u shqetësuar.

Kikirikët mund të mbillen lehtësisht duke përdorur si farë, kokrrat e kikirikëve të qëruara nga lëvozhga e jashtme.

Farat apo kokrrat duhen mbjellë në ambiente të brendshme në vazo të mbushura me dhe të plehëruar, të cilat mund të zhvendosen direkt në kopësht ku temperatura e tokës arrin në 18 gradë.

Specialistët e AgroWeb.org këshillojnë që nëse toka është e kulluar mirë, atëherë farat apo kokrrat vendosini 5-7 cm nën dhe si dhe disa centimetra larg nga njëra tjetra, në varësi të madhësisë së vazos. Përdorni 2 apo 3 kokrra pë vazo.

Bima e kikirikut çel lule të verdha. Kjo ndodh 30-40 ditë pas mbjelljes. Çdo lule prodhon një zgjatim që ngulet në tokë për të formuar kikirikun.

Pas rritjes së fidanëve, dheu pranë rrënjës duhet punuar dhe mbledhur për të ndihmuar zënien vend të kikirikëve.

Vaditja është kryesore për rritjen e kikirikëve. Fidanët dhe farat duhet të jenë gjithnjë të ujitur. Që nga çelja e filizave deri tek çelja e luleve, kikirikët kanë nevojë për 40 mm ujë në javë.

Në harkun kohor të 100 ditëve nga mbjellja, toka ose dheu duhet të jetë i vaditur dhe i lagësht që kikirikët të prodhohen siç duhet.

Ndaj në këtë periudhë dheu përreth bimës duhet të jetë i pasuruar dhe i ushqyer me pleh për të ruajtur lagështinë dhe mbajtur larg barishtet e këqija.

2 javë përpara mbledhjes së kikirikëve, bima nuk dëshiron të ujitet. Kini kujdes sepse nëse e teproni me vaditjen, gjethet e bimës do të dëmtohen.

Kikirikët e Duhur për Rritje në Shtëpi

Farat apo kokrrat janë të mbështjella me lëvozhgën e tyre. Mund t’i hapni përpara mbjelljes por nuk është e nevojshme të hiqni shtresën e jashtme të farave e cila është e dobishme për çeljen e filizëve, shpjegojnë ekspertët e AgroWeb.org.

Varietetet më të përdorura për mbjellje janë: Valencia, Spanjolle dhe Virginia. Farat gjenden në shumë ngjyra: të kuqe, të zeza, të bardha dhe me lara.

Varieteti Valencia rritet shumë shpejt, ndërsa ato Spanjolle kanë një përmbajtje më të lartë vajore.

Mbledhja e kikirikëve

Numëroni ditët që nga mbjellja e kikirikëve. Një ose dy javë përpara datës së pjekjes, kontrollojini duke gërmuar tokën lehtë kur është e lagësht.

Nëse i keni mbjellë në kopësht, kur gjethnaja e bimës merr ngjyrë të verdhë përdorni një lopatë për të punuar tokën përreth bimës. Ngrijeni atë në ajër së bashku me kikirikët që varen në rrënjë.

Shkundni dheun e tepërt dhe lejoni tharjen e bimës për një javë. Lëreni atë në një vend në kopësht në kontakt me diellin.

Më pas bishtajën e kikirikëve ndajeni nga bima dhe shpërndajeni në një shtresë të hollë në një vend të thatë dhe të freskët për dy deri në tre javë.

Sigurohuni që ato nuk zënë myk, pra të mos i zerë lagështia, sepse në të kundërt,  kikirikët nuk janë të sigurt për konsum.

Pas raundit të dytë të tharjes, kikirikët mund të piqen në furrë ose të ruhen në një qese rrjetë në një vend të thatë dhe të freskët./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.