3.6k 0

Uthulla me Lëkurë Portokalli – Organikja që Zëvendëson Detergjentët

Keni dëgjuar për përdorimin e sodës së bukës, limonëve dhe uthullës, produkte me famë që e bëjnë shtëpinë xixë.

Këto produkte, largojnë papastërtitë, njollat dhe aromat duke na çliruar nga prangat e kimikateve të rënda që zaptojnë shtëpinë.

Aroma e uthullës mund të jetë e pakëndshme dhe e fortë, por kjo nuk duhet t’ju ndalojë ta përdorni atë, jo vetëm në sallata.

Uthullën mund ta kombinoni me portokallin për një aromë më të ëmbël agrumesh.

Përbërësit:

  • Një kavanoz mesatar qelqi
  • Lëkurat e dy portokajve
  • Uthull të bardhë

Përgatitja:

Futini lëkurat e portokallit në kavanoz.

Hidhni uthullën e bardhë sipër tyre dhe mbylleni kapakun fort.

Kavanozin ruajeni në një vend të freskët dhe të errët për dy deri në katër javë.

Gjatë kësaj kohe, lëkura e portokallit do të tretet me uthullën dhe do të çlirojë aromën dhe erën e saj të ëmbël.

Më pas, hiqini lëkurat e potokallit dhe transferojeni uthullën në një shishe spërkatëse.

Nëse do ta përdorni vetëm për pastrim mund ta përzieni me pak ujë.

Në vend të portokallit ju mund të përdorni edhe agrume të tjera siç janë qitro, limoni jeshil, mandarina dhe limoni i verdhë.

Pastrimi me Uthullën Me Portokall

Përzieni një filxhan nga uthulla me lëkura portokalli me 4 gota ujë dhe me të lani banakun, dritaret, dyshemenë.

Përdoreni uthullën edhe në banjë për të hequr njollat në lavaman dhe në zonën e dushit.

Për zbutjen e rrobave nuk keni nevojë të blini zbutës plot kimikate në markete.

Ju mund të përdorni uthullën me portokall ose me agrumen tuaj të preferuar.

Mjafton të hidhni një sasi të vogël në lavatriçe në vendin e zbutësit, gjatë kohës së shpëlarjes për të zbutur rrobat në mënyrë natyrale.

Lëkurat e portokallit mund t’i vendosni edhe në koshin e plehrave për të larguar aromat e këqija./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.