Për Diabetin – Receta Natyrale me Efektet e Insulinës

4.5k 0

Përdorimi i insulinës dhe medikamenteve, duket i paevitueshëm për njerëzit e diagnostikuar me diabet.

Me kalimin e kohës, niveli i triglicerideve dhe i tensionit të gjakut tek personat me diabet rritet ndjeshëm, duke nxitur kështu përdorimin e një sërë medikamenteve që shkaktojnë dëm në organizëm.

Të dhënat, te cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se një regjim specifik ushqimor që përfshin fruta dhe perime të freskëta është shumë efikas.

Regjimi I Shëndetshëm Ushqimor Kundër Diabetit

Konsumoni fruta e perime të plota ose të shtrydhura.

AgroWeb.org ju sugjeron t’i konsumoni të plota pasi sasia e frutave në lëngje është më e madhe dhe si pasojë, edhe sasia e sheqerit.

Ju duhet një vullnet i çeliktë dhe përkushtim i fortë për të konsumuar vetëm ushqime të gjalla e të pagatuara, deri sa niveli i sheqerit në gjak të ulet.

Falë nivelit të ulur të sheqerit në gjak, ju humbisni edhe shumë në peshë.

Regjimi me ushqime të freskëta e të pa gatuara, do ta vini re që do t’ju transformojë.

Në rreth katër muaj, do të arrini të normalizoni tensionin, peshën dhe trigliceridet.

Të gjitha këto arritje falë zgjedhjeve të shëndetshme dhe jo ilaçeve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga lëngjet më të rekomanduara, është një kombinim fitues për shëndetin.

Përbërësit:

  • 5 kivi
  • Një grusht me spinaq (ose sipas dëshirës e zëvendësoni spinaqin me kale, lëpjetë ose pazi)
  • 2 banane
  • 2 mollë
  • Gjysëm litri ujë

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini së bashku.

Shtoni ujin dhe përziejeni sërish.

Pini rreth gjysëm litri të lëngut në mëngjes dhe pjesën tjetër gjatë ditës.

Nëse ndiheni të uritur hani fruta, sallata dhe peshk ton, sepse trupi do të ketë nevojë për vitaminën B12.

E bukura e këtij regjimi është se nuk do të ndiheni të uritur.

Truri dhe trupi e merr të gjithë informacionin që i nevojitet nga gjaku, ku edhe gjenden ushqyesit më të dobishëm./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.