Lëkurat e agrumeve janë të parat që përfundojnë në koshin e plehrave ku hamë një nga këto fruta të mrekullueshme.
Megjithatë, këto lëkura mund të përdoren në shumë mënyra disa prej të cilave janë vërtet gjeniale.
Në Ushqime Dhe Për Aromë:
Lëkurat e limonit mund t’i grini hollë në rende dhe t’i përdorni për tu dhëmë aromë të gjitha llojeve të gatimit.
Këto lëkura i japin shumë shije edhe ushqimeve të pjekura.
Një kombinim i mirë i grimcave të lëkurave të limonit edhe me piperin e zi.
Lëkura Me Shërbet
Lëkurat e agrumeve mund t’i zieni në shërbet për një orë dhe më pas t’i lejoni të ftohen dhe t’i konsumoni si ëmbëlsira.
Vaj Ulliri Me Limon
Shtoni dy ose tre lugë gjelle me lëkura limoni të grirë hollë në një filxhan me vaj ulliri ekstra të virgjër.
Përziejini mirë dhe hidheni vajin në një kavanoz qelqi.
Tundeni herë pas here dhe pas dy javësh kullojeni.
Do të përfitoni një vaj shumë të shijshëm aromatik.
Për Pastrimin E Shtëpisë:
Mbulojini lëkurat e limonit me uthull molle dhe do të përfitoni një solucion pastrimi natyral dhe aromatik që është efikas kundër baktereve.
Freski Në Koshin E Plehrave
Hidhni disa lëkura limoni në koshin e plehrave për të larguar aromën e keqe.
Pastrimi I Enëve Prej Bakri Dhe Inoksi
Fërkojini enët e shtëpisë me kripë dhe lëkura limoni për të rikthyer shkëlqimin e humbur.
Pastrimi I Mikrovalës
Vendosni në mikrovalë një enë të mbushur në gjysmë me ujë dhe shtoni disa lëkura limoni.
Ndizeni mikrovalën për pesë minuta, hiqeni enën dhe fshijeni pajisjen me një napë të lagur.
Kundër Milingonave
Vendosni lëkura limoni në parvazin e dritares, derën e ballkonit ose të çarat e mureve nga ku mund të hyjnë milingonat dhe insekte të tjera.
Këto të fundit i urrejnë limonat dhe aromën e tyre.
Freski Në Shtëpi
Mbushni një tenxhere me ujë, erëza dhe lëkura agurmesh siç janë karafili, kanella dhe portokalli.
Lëreni të ziejë dhe do të zbuloni se shtëpia do të ketë një aromë freskie.
Për Bukurinë Dhe Shëndetin:
Vitamina C
Vitaminën C mund ta merrni në formën e pluhurit thjesht duke bluar disa lloje të lëkurave të thata të agrumeve.
Zbardhja E Lëkurës
Acidet e limonëve i japin këtyre agrumeve aftësinë zbardhuese të lëkurës.
Më lëkurat mund të provoni edhe solucione për heqjen e lëkurave të vdekura,
Zbardhja E Thonjve
Lëkurat e limonit mund t’i përdorni për të fërkuar thonjtë dhe për t’i zbardhur ato./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje