Përse Goditja E Bërrylit Shoqërohet Me Dhimbje Therëse

2.5k 0

Momenti kur godet bërrylin është i paharrueshëm për shkak të dhimbjes së mprehtë që duket se të përshkron çdo qelizë të trupit.

Në pjesën e brendshme të bërrylit gjendet nervi ulnar i cili kalon nga qafa, në krah, përreth bërrylit dhe deri tek duart.

Ky nerv është kryesisht i fshehur brenda muskujve dhe indeve por tek pjesa e bërrylit është i ekspozuar nën lëkurë.

Kjo e bën atë tepër të ndjeshëm ndaj goditjeve, sado të lehta të jenë ato.

Kur njeriu godet bërrylin, nervi dërgon një sërë sinjalesh në tru.

Ky i fundit përçon një ndjesi shoku ose therjeje që zgjatet në të gjithë krahun.

Pas goditjes, njeriu përjeton dhimbje, mpirje dhe therje që nga bërryli, dora apo gishti i vogël.

Goditja e bërrylit nuk e dëmton krahun apo nervin, por ndjesia që përçohet është shpesh e çuditshme.

Roli I Nervit Ulnar Në Organizëm

Ky nerv luan një rol kyç në funksionin dhe koordinimin e gjymtyrëve të sipërme.

Ai kontrollon muskujt e dorës dhe kyçeve dhe koordinon lëvizjen e tyre.

Ky nerv kontrollon ndjeshmërinë në gishtin e vogël dhe atë të unazës dhe jep udhëzime për muskujt e krahut në rastet e ngritjes së peshave apo shtrëngimit të dorës.

Ka raste kur ky nerv dhemb pavarësisht se nuk e keni goditur bërrylin.

Dhimbja e vazhdueshme në këtë zonë mund të sinjalizojë praninë e sindromës së tunelit karpal ose shtypja e nervit ulnar.

Ky problem mund të trajtohet lehtë nëpërmjet fizioterapisë dhe medikamenteve kundër inflamacionit.

Njerëzit që vuajnë shpesh nga dhimbje të tilla, duhet të përpiqen të mbajnë krahun me drejtim lart dhe të mos mbështeten në bërryla.

Nëse qëndrojnë ulur, ata duhet të sigurohen që të mbështeten në një jastëk për të parandaluar goditjet në sipërfaqe të forta.

Një fizioterapist mund t’ju japë rekomandime dhe këshilla për ushtrime specifike në mënyrë që të shmangni presionin në nervin ulnar. /AgroWeb.org