Ushqimet e Përditshme që Kanë Ngjyrues Artificialë – Çfarë Duhet të Keni Kujdes

1.5k 0

Si në çdo vend të botës edhe tregjet shqiptare janë të mbushura me produkte të cilat janë të ngjyrosura bukur krejt larg natyrales.

Këto produkte dallohen lehtë me sy të lirë dhe konsumatori mund t’i shmangë lehtësisht nëse dëshiron të mbrojë shëndetin prej tyre.

Problemi qëndron tek ushqimet e përditshme që në pamje të parë janë natyrale por në të vërtetë janë të mbushura me kimikate e të zbukuruar me ngjyrues artificialë.

Bëhet fjalë për ato ushqime të cilat janë kryesisht produkte importi nga vende të largëta dhe jo nga vende europiane, me qëllim ruajtjen e ngjyrës së produkte për një periudhë të gjatë kohore.

Ushqimet Që Nuk Janë Ato Që Duken

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni listën e frutave dhe perimeve të cilat ngjyrosen artificialisht për t’iu servirur sa më parë konsumatorit, duke sfiduar shumë rregulla të natyrës.

Djathi i Verdhë

Djathi i picës ka një ngjyrë natyrale të bardhë me nuanca të së verdhës. Pigmenti vjen nga beta karoteni që transferohet nga bari që ha lopa e deri tek qumështi i saj.

Prodhuesit e djathit e heqin pjesën e kremit të qumështit që ka sasinë më të madhe të karotenit dhe e shesin atë veçmas për të rritur përfitimet.

Duke qenë se konsumatori pret që ky djathë të ketë një ngjyrë me nuancë të verdhë, ata shtojnë lëng karrote, shafran ose një ngjyrues sintetik.

Peshku Ton

Filetot e peshkut ton janë të veshura me gazra toksikë për të parandaluar çngjyrosjen e peshkut.

Këto gazra përdoren edhe në mishra të tjerë të ciilët shpërndahen në vende të largëta e që rrezikojnë të humbasin ngjyrën e tyre.

Kjo praktikë është e ndaluar në vendet e Bashkimit Evropian, Kanada dhe Japoni sepse autoritetet besojnë se ajo mund të përdoret për të kamufluar mish dhe peshk të cilësisë së keqe ose të skaduar.

Turshitë

Turshitë e gatshme në kavanozë kanë një ngjyrë jeshile plot shkëlqim dhe ajo i atribuohet një ngjyruesi artificial të verdhë.

Një prej këtyre ngjyruesve shkakton mutacion në qelizat e ADN-së së njeriut.

Kajsitë e Thata

Kajsitë e thata kanë një ngjyrë të verdhë e portokalli të ndezur e plot jetë.

Por ato nuk janë natyrale sepse spërkaten me dioksid sulfuri që parandalon nxitrjen e tyre.

Ky gaz rrit jetëgjatësinë e frutit dhe ruan shijen e tij.

Megjithatë, ai është toksik për shëndetin.

Salmoni

Ngjyra natyrale e salmonit të egër është portokalli me nuanca rozë.

Salmoni i rezervatit ushqehet me sojë dhe misër e mishi i tij nuk ka ngjyrë.

Për pasojë, industritë e peshkut përdorin substance shtesë për tu dhënë peshqve ngjyrë.

Ekspertët thonë se salmoni i rezervatit ka më pak ushqyes të shëndetshëm për trupin.

AgroWeb.org ju këshillon që para se të blini çdo produkt në markete, supermarkete apo dyqane të kontrolloni etiketat puer vendin e origjinës, përbërësit dhe datat e skadencës gjithashtu./AgroWeb.org