Fibrilacioni Atrial – Cilët Janë Shkaktarët dhe si Mund ta Parandaloni

2.4k 0

Fibrilacioni atrial (FA) është aritmia e shpeshtë e zemrës, që prek reth 2-4% të popullatës.

Është një çrregullim i ritmit të zemrës, gjë që nuk lejon tkurrjen efikase të dhomave të zemrës duke shkaktuar insufiçencë kardike ose pamjaftueshëmri të punës që zemra bën. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me shkaktarët dhe simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje kërcënuese për jetën.

Ciëlt janë disa nga shkaktarët më të zakonshëm

Shkaqet që më shpesh çojnë në fibrilacion atrial përfshijnë:

  • Mosha
  • Gjenet
  • Sëmundjet e zemrës
  • Ataku në zemer
  • Tensioni i lartë i gjakut
  • Sëmundjet e mushkërive
  • Hipertiroidizmi
  • Obeziteti dhe diabeti
  • Apnea e gjumit
  • Infeksionet e shkaktuara nga një virus etj

Cilat janë simptomat 

Një pjesë e mirë e pacientëve nuk kanë simptoma apo kanë simptoma të lehta, ndërsa pacientët e tjerë mund të kenë simptoma më të dukshme.

Disa prej tyre mund të jenë:

  • Marrje fryme
  • Rrahjet e zemrës janë të çrregullta
  • Lodhje, këputje
  • Dhimbje kraharori etj

EKG-ja, Holter-EKG apo edhe ekokardiograma, janë disa nga metodat që mjekët përdorin për të ekzaminuar këtë problem.

Si mund të parandaloni

Disa faktorë rreziku si mosha dhe gjenetika, janë jashtë kontrollit tuaj. Por një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kësaj sëmundjeje dhe llojeve të tjera të sëmundjeve të zemrës.

Disa hapa që mund të ndërmerrni janë:

Të lini mënjëherë duhanin.

Të kontrolloni rregullisht presionin e gjakut.

Të mbani një peshë të shëndetshme.

Të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm për zemrën, të pasur me ushqime bimore dhe me pak yndyra të ngopura.

Të bëni rregullisht ushtrime fizike. Ju mund të pyesni mjekun tuaj se cilat lloje ushtrimesh janë të përshtatshme për ju dhe sa duhet të bëni çdo javë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.