830 0

A e Dini se Cilat Janë Zonat më të Papastërta të Shtëpisë?

Në shtëpinë e një njeriu mund të gjenden lehtësisht mbi 340 lloje bakteresh.

Këtë e thonë hulumtimet shkencore sipas të cilave, disa zona dhe sende personale duhen pastruar më me fanatizëm për t’i shpëtuar infeksioneve.

Kuzhina

Kuzhina, ose vendi ku përgatitet dhe gatuhet ushqimi përmban më shumë baktere se në çdo vend tjetër të shtëpisë.

Më shumë se 75 përqind e sfungjerëve për larjen e enëve përmbajnë jo vetëm salmonelë por edhe E.coli.

Në kuzhinë, frigoriferi, lavamani, banaku dhe dërrasa për prerje janë më të ndoturit.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të përdorni disinfektues me përmbajtje të lartë alkoli për dorezat, frigoriferin dhe banakun.

Sfungjerët larës ngrohini në mikrovalë për një minutë që të shkatërroni bakteret.

Zhytini ato në një enë të mbushur me zbardhues të përqendruar.

Peshqirët duhen ndërruar disa herë në javë, ndërsa duart duhen larë para dhe pasi të keni prekur ose përpunuar ushqim.

Tualeti

Banja është vendi ideal për rritjen dhe shumimin e baktereve.

Lagështia që çlirohet gjatë dushit shtron terrenin për këto mikroorganizma.

Jini të vëmendshëm ndaj dorezës së dushit, kanalit kullues, rubinetit, dyshemesë përreth ËC-së, peshqirëve dhe furçës së dhëmbëve.

Sipërfaqja e banjës dhe dorezat duhen fërkuar me disinfektues të paktën një herë në javë.

Për këtë mund të përdorni një furçë të vjetër dhëmbësh, me të cilën mund të pastroni në imtësi piletën e dushit apo rubinetin.

Peshqirët duhen ndërruar të paktën dy herë në javë ndërsa furça e dhëmbëve çdo tre muaj.

Mos harroni të pastroni edhe enën ku mbani furçën dhe pastën e dhëmbëve.

Dhoma E Ndenjes

Pulti i televizorit, tastiera e kompjuterit, telefoni, tableti e të tjera janë pajisje që përdoren bashkarisht nga e gjithë familja.

Ekspertët thonë se tastiera është shpesh e mbushur me myk apo stafilokok.

Divanët dhe tapetet e ndryshme mund të kenë aq shumë pisllëk sa edhe rruga mund të jetë më e pastër thonë profesionistët.

Sendet E Përdorimit Të Përditshëm

Atletet, çanta e palestrës, kufjet e shumë prej pajisjeve të përditshmërisë sonë janë gjithashtu të mbuluara nga bakteret dhe myku.

Pajisjet më të ndotura janë celulari, çelësat, lekët, portofoli dhe pjesa fundore e çantës e cila vihet gjithnjë në sipërfaqe të ndotura por edhe dorezat

Të gjitha këto pajisje mund të pastrohen me lecka disinfektuese.

Dorezat Dhe Çelësat e Dritës

Të gjitha dorezat e dyerve, dollapëve, pajisjeve elektroshtwpiake si dhe çelësat e dritës janë të ndotura me baktere.

Çelësi i dritës së banjës, dera e frigoriferit, dera e sobës dhe e mikrovalës janë disa prej pjeswve qw kanw nevojw pwr pastrim thelbwsor dhe tw vazhdueshwm.

Pastrojini sendet tuaja personale duke përdorur ujë me sapun, zbardhues, solucione disinfektuese, uthull, limon, sodë buke.

Lajini duart pas përdorimit të banjës, dhe sigurisht para dhe pas prekjes së ushqimit.

Duart duhen larë për 20 deri në 30 sekonda që të shmanget çdo ndotje./AgroWeb.org