Trëndafilat, jo vetëm që janë një mënyrë elegante për të thënë “Të dua”, por ato ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore.
Ka disa mënyra të mrekullueshme për të shijuar bukurinë, aromën dhe vetitë e dobishme të tij, të cilat AgroWeb.org i zbulon për ju më poshtë.
Shijoni Mjaltin Me Trëndafila
Mjalti me trëndafila është një kurë që nuk mund të mposhtet dhe është shumë e thjeshtë për tu bërë!
Zbuloni më poshtë recetën!
Përbërësit:
- Petale të freskëta ose të thara trëndafili
- Mjaltë (preferohet të jetë i papërpunuar)
- 1 kavanoz i vogël
Hapat:
- Mblidhni petalet e freskëta ose të thara të trëndafilit (sigurohuni ato të mos jenë të spërkatura, për të shmangur toksinat) ose mund t’i porosisni ato.
- Mbushni kavanozin tuaj me petalet e trëndafilit dhe më pas me mjaltë.
- Trazojini mirë në mënyrë që të largoni flluskat e ajrit.
- Shtoni mjaltë sipas nevojës, për të mbuluar plotësisht petalet e trëndafilit.
- Lëreni këtë përzierje të qëndrojë për disa ditë, përpara se ta përdorni.
- Ju mund t’i kulloni petalet nga mjalti ose ta shërbeni mjaltin me petale.
Avull Me Trëndafila Dhe Lule
Avulli është i mrekullueshëm për hapjen e poreve dhe gjallërimin e lëkurës.
Trëndafili ka veti antibakteriale dhe antiseptike, gjë që e bën atë një barishte tejet pastruese.
Trëndafili është veçanërisht i mirë për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme, sepse ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe në forcimin e indeve të lëkurës.
Përbërësit:
- Lule kamomili
- ¼ filxhanë petale trëndafili
- ⅛ filxhan me lule livandoje
Hapat:
- Shtoni në një tenxhere ujë dhe lëreni të vlojë.
- Pasi t’i keni bashkuar të gjitha bimët në një tas qelqi, shtoni ujin e valuar.
- Qëndroni me fytyrë mbi tas dhe mbuloni kokën me një peshqir, në mënyrë që të mos lejoni avullin të dalë.
- Qëndroni në këtë mënyrë për rreth 5 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
Çaj me Trëndafila dhe Boronicë
Së bashku me shumë bimë të tjera, petalet e trëndafilave ofrojnë mbështetje të mrekullueshme për shëndetin, sidomos gjatë dimrit.
Bimët mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, të sigurojnë vitaminë C dhe elementë të tjerë ushqyes që mbështesin tretjen dhe qarkullimin e mirë të gjakut. Ato gjithashtu ndikojnë në sistemin nervor duke larguar stresin.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji me boronica të thara
- 1 lugë çaji gjethe borziloku të tharë
- 1 lugë çaji petale trëndafili të thara
- 1 lugë çaji kanelle ose 1 shkop kanelle
- xhenxherfil sipas dëshirës
- 0,3 l ujë të nxehtë
Hapat:
- Në një enë shtoni ujë dhe lëreni të vlojë.
- Pasi t’i keni vendosur të gjithë përbërësit në një enë, shtoni ujin e valuar.
- Lëreni për 15 deri në 30 minuta, përpara se ta shërbeni.
- Nëse dëshironi, mund t’i shtoni pak mjaltë./AgroWeb.org