Kundër Inflamacionit – Si T’i Përgatisni Në Shtëpi Çajin e Ftohtë Me Shegë?

643 0

Një regjim ushqimor i shëndetshëm, përfshin edhe pijet qe ju konsumoni, të cilat mund të luajnë një rol të rëndësishëm për luftimin e inflamacionit në trup.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa pije të thjeshta anti-inflamatore, që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.

Çaj I Ftohtë Me ​​Shegë

Ky çaj paraqet efekte anti-inflamatore për shkak të polifenoleve në lëngun e shegës dhe çajit jeshil.

Me këtë kombinim, ky çaj i ftohtë freskues ka dyfishin e fuqisë anti-inflamatore, që lidhen me përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe problemeve të tjera të shëndetit.

Përbërësit:

1 filxhan me çaj jeshil

1/4 filxhan lëng shege

1 fletë gjethe mente të freskët

Përgatitja:

Në një filxhan, përzieni çajin jeshil dhe lëngun e shegës.

Shtoni pak akull dhe zbukurojeni me një gjethe mente të freskët ose fetë limoni.

Lëng Me Limon Dhe Mjaltë

Nëse ju ka ardhur në majë të hundës uji dhe preferoni një pije me pak aromë, limoni është zgjidhja perfekte.

Ky tonik energjik i përbërë nga limoni, mjalti dhe uji i gazuar do t’ju mbajë të hidratuar. Dhe do të luftojë inflamacionin falë vitaminës C.

Përbërësit:

1 limon

1/2 filxhan ujë

1 lugë gjelle mjaltë

2 gota me ujë të gazuar

Përgatitja:

Në një mikser shtoni dhe përpunoni limonin e prerë në copa, ujin dhe mjaltin.

Trasferojeni lëngun në gota dhe sipër shtojini pak ujë të gazuar.

Lëng Me Turmerik Dhe Agrume

I mbushur me vitaminë C, ky lëng është mënyra perfekte për të filluar ditën.

Studiuesit mendojnë se karotenoidi dietik tek portokallet i quajtur ndryshe beta-kriptoksantinë, mund të parandalojë dëmtimin oksidativ që shkakton inflamacion.

Provoni të përgatisni në shtëpi këtë lëng duke ndjekur recetën si më poshtë.

Përbërësit:

1 portokall

1 klementinë

1 banane

1 lugë gjelle me fara lini

1/4 lugë shafran indie

1 filxhan ujë

1 filxhan akull

Përgatitja:

Në një mikser bashkoni të gjithë përbërësit e renditur më sipër dhe përpunojini derisa lëngu të jetë konsistent./AgroWeb.org