Gjashtë Mënyra Për të Trajtuar Duart Tuaja të Thara dhe të Plasaritura në Shtëpi

879 0

Është normale për shumicën prej nesh që pas një dite të gjatë në punë dhe larjes së rregullt të duarve, ato të bëhen të thata. Ndonëse aplikojmë kremin hidratues më të mirë para se të shkojmë në shtrat, nuk marrim asnjë rezultat.

Kjo do të thotë që të nesërmen në mëngjes, duart janë akoma të thata dhe të çara.

“Bright Side” propozon gjashtë mënyra që mund t’i përdorni për të rigjallëruar lëkurën në duart tuaja.

Zhysni duart në tërshërë me vaj fara luledielli.

Vaji i farave të lulediellit hidraton dhe rinovon lëkurën e thatë dhe të çarë. Ose përdoret si përbërës në kremrat hidratues ose më vete, dhe ka aftësinë të mbrojë lëkurën nga tharja. Nga ana tjetër, tërshëra ka aftësi shumë të ngjashme dhe kombinimi i të dyjave mund të bëjë mrekulli për lëkurën.

E vetmja gjë që duhet të bëni është të përzieni disa tërshërë të gatuar ose të papërpunuar me disa pika vaji fara luledielli dhe të aplikoni përzierjen në lëkurë. Nëse nuk mund ta gjeni këtë vaj specifik, kini kujdes që të mos përdorni vajra të çfarëdo lloji. Vaji i ullirit për shembull është zbuluar se është i dëmshëm për duart e thata.

Lyejini me mjaltë

Mjalti ka veti antibakteriale dhe antioksiduese. Përveç që e konsumojmë në mënyrë tradicionale, mund ta aplikojmë edhe në lëkurë të thatë dhe të gërvishtur, pasi mund ta rigjenerojë atë. Së pari, pastron dhe dezinfekton zonën që është e thatë dhe pastaj stimulon sistemin imunitar për të filluar rindërtimin e indeve të dëmtuara. Kjo është edhe arsyeja pse përdoret zakonisht për të trajtuar djegiet.

Krijoni një maskë me avokado

Avokadot kanë aftësi të mëdha hidratuese dhe përmbajnë shumë vitamina. Përzierja e gjysmës së avokados së pjekur me 1 lugë çaji vaj kokosi, 1 lugë çaji vaj jojoba dhe gjysmë lugë çaji lëng limoni mund t’i shpëtojë duart tuaja të thata. Mund ta forconi përzierjen edhe më shumë duke shtuar tërshërë.

Vendosni vazelinë dhe vishni doreza brenda natës

Aplikoni një sasi të caktuar vazeline në duart tuaja të dëmtuara gjatë natës dhe vishni një palë doreza pambuku. Në këtë mënyrë, vazelina qëndron në duart tuaja dhe nuk përthithet nga batanija. Dorezat nuk kanë ndonjë veti shëruese, por përdoren për të mbajtur vazelinën të paprekur./Burimi:Panorama