1.5k 0

3 Mënyra për të Kursyer Para Kur Bëni Pazar

Blerja e ushqimeve në një treg fermerësh është mënyra më e mirë për të ngrënë ushqimet që rriten në vendin tuaj.

Kur blini produkte nga një fermer, ju blini ushqime që janë të stinës. Gjithashtu ju mbështesni dhe ndihmoni pronarët e bizneseve të vogla.

Megjithatë, çmimet në varësi të vendit ku jeni mësuar të bëni pazar dhe çfarë blini zakonisht, mund të duken më të larta se ato në një dyqan ushqimesh.

Në fakt, çmimi i ushqimit në tregjet e fermerëve është një tregues i kostos së vërtetë të prodhimit.  Por kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra për të kursyer.

AgroWeb.org ju këshillon më poshtë disa mënyra se si të blini duke kursyer para.

Zbuloni të gjitha tregjet e afërta

Ju mund të keni një treg aty pranë që vizitoni çdo javë, por nëse jetoni në një zonë ku ka edhe tregje të tjera, shkoni të bëni një vizitë. Edhe nëse është thjesht një vizitë për të krahasuar çmimet.

Pavarësisht nga fakti që prodhimi mund të jetë i njëjtë, çmimet pësojnë luhatje dhe kjo ndodh për arsye të ndryshme.

E para, të gjithë fermerët dhe shitësit duhet të paguajnë tarifa për stendën e tyre dhe tarifa mund të ndryshojë bazuar në vendndodhjen e tregut.

Për më tepër, shitësit e njohin klientelën e tyre dhe janë të vetëdijshëm për atë që tregu mund të ofrojë.

Ata i përdorin këto informacione në avantazhin e tyre, siç do ta bënte çdo tregtar i zgjuar.

Ashtu siç mund të krahasoni çmimet në dyqane të ndryshme dhe të kurseni para, ashtu edhe kjo metodë është një mënyrë efektive për të kursyer.

Mos blini produkte me pamje të përsosur.

Ne shpesh mendojmë se frutat dhe perimet duhet të kenë një formë, ngjyrë dhe madhësi specifike, por natyra është mjaft fleksibël.

Në përpjekje për të shitur prodhimet në dukje të përsosura, disa fermerë i të ndajnë prodhimet më pak të “bukura” dhe i shesin ato me një çmim më të ulët.

Këto prodhime edhe pse në dukje mund të jenë disi të dëmtuara, janë njëlloj në vlera ushqyese. Prandaj nuk ka asnjë arsye pse të mos i blini duke kursyer edhe disa para.

Shkoni disa minuta para se tregu të mbyllet.

Shitësit priren të ulin çmimet në fund të ditës.

Kjo për shkak se mund të jenë duke shitur prodhime delikate dhe preferojnë ta shesin atë me një çmim më të ulët sesa ta paketojnë sërisht.

Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se mund të humbisni mundësinë për të zgjedhur dhe do t’iu duhet të hiqni disa artikuj nga lista e blerjeve./AgroWeb.org