Para krijimit të vaksinës, ishte e rrallë që një person të arrinte moshën madhore pa u prekur nga lija e dhenve, që shkaktohet nga virusi varicella-zoster.
Shenja e parë e dukshme e lisë janë grupet e flluskave të vogla të kuqe që shfaqen në turp, krahë, këmbë edhe fytyrë.
Edhe pse lija zakonisht shfaqet tek fëmijët nën 15 vjeç, të rriturit gjithashtu mund të preken nga ky virus.
Simptoamt e para janë zakonisht dhimbje koke, stomaku ose dhimbje e fytit dhe një temperaturë e ulët rreth 38 deri në 38,5 gradë C.
Këto simptoma mund të shfaqen një e nga një ose të gjitha përnjëherë dhe mund të zgjasin për disa ditë.
Flluskat e kuqe mund të shfaqen në çdo kohë, me ose pa simptoma të tjera.
Flluskat e mbushura me lëng shpesh kruhen dhe meqenëse mund të shfaqen edhe brenda në gojë, krijimi i një diete kundër lisë së dhenve, veçanërisht për një fëmijët e vegjël, mund të jetë një sfidë.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga llojet e ushqimeve që duhet të shmangni dhe ato që mund të konsumoni për të lehtësuar proçesin e ngrënies.
Ushqimet që duhen shmangur
Shqetësimi kryesor për sa i përket të ushqyerit janë flluskat që mund të krijohen në brendësi të gojës që mund të jenë shumë të ndjeshme,
Ndaj është mirë të shmangni ushqimet e kripura, ushqimet krokante dhe të thata, ushqimet shumë pikante dhe ato me aciditet të lartë si lëngjet e agrumeve.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org mund të jetë e dobishme të shmangni edhe ushqimet me përmbajtje të lartë L-arginine, një aminoacid me të cilin viruset ushqehen.
Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që L-arginina e bën linë e dhenve të zgjasë më gjatë ose përkeqëson efektet e saj.
Megjithatë shmangia e ushqimeve që përmbajnë nivele të larta të saj nuk do t’ju dëmtojë.
Në këtë grup përfshihen ushqimet e detit si për shembull karkalecat dhe midhjet, së bashku me arrorët, farat dhe spinaqin.
Ushqimet më të mira që mund të konsumoni
Ushqimet më të mira janë ushqimet e buta, të cilat mund të konsumohen me lehtësi.
Pureja e patateve është e lehtë për t’u ngrënë dhe siguron karbohidrate për energji.
Supa me pulë është qetësuese dhe e lehtë për t’u përtypur sidomos nëse e grini imët mishin e pulës.
Kosi edhe akullorja e ftohtë mund t’ju lehtësojnë ndjesinë e kruarjeve në gojë.
Është gjithashtu e rëndësishme të pini shumë lëngje natyrale pa sheqer të shtuar dhe ujë.
Çajrat dhe pijet bimore janë gjithashtu të mira si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët./AgroWeb.org