A Janë Ushqimet Pikante Të Mira Për Sinuset?

895 0

Është e vërtetë se disa ushqime mund t’ju ndihmojnë me sinuset e bllokuara, kollën dhe dhimbjen e fytit, por a është mes tyre edhe ushqimi pikant?

AgroWeb.org ju njeh me atë çfarë duhet të dini rreth konsumit të ushqimeve pikante për infeksionet e sinusit.

Ushqim pikant për sinuset

Ekpsertët e shëndtetit shpjegojnë se sinuset janë zgavra të vendosua në hapësirën e ballit dhe fytyrës.

Ato vishen nga një membranë e hollë që prodhon mukozë, lëngun e trashë dhe të verdhë që filtron bakteret dhe grimcat e tjera nga ajri që thithni.

Ky sistem kullimi ndonjëherë mund të fryhet dhe bllokohet për shkak të inflamacionit të shkaktuar nga alergjitë ose një infeksion, si një ftohje, kollë ose dhimbje e fytit.

Bllokimi nuk i ndalon sinuset tuaja të prodhojnë mukozë, dhe kështu lëngu fillon të mbushë më tej zgavrat e tyre.

Sinuset e bllokuara mund të shkaktojnë dhimbje koke, presion në fytyrë ose bllokim të hundëve.

Pra, cila është lidhja midis ushqimit pikant dhe infeksioneve të sinuseve?

Sipas ekspertëve të shëndetit, ngrënia e ushqimit pikant mund të ndihmojë në pastrimin e sinuseve.

Kjo ndodh sepse kapsaicina, përbërësi i fortë dhe aktiv tek ushqimet pikante, mund të ndihmojë në hollimin e mukusit dhe ç’bllokimin e sinuseve tuaja.

Efektet anësore të mundëshme

Është e rëndësishme të theksohet se ngrënia e ushqimeve pikante mund të përkeqësojë gjendjen tuaj.

Ushqimi pikant mund të jetë shkaktar për teshtitjen po edhe për sulmet e sinusitit dhe rinitit joalergjik.

Ngrënia e ushqimeve pikante gjatë kohës që keni ftohje, grip, dhimbje të fytit ose alergji është e mirë për sa kohë që nuk po përjetoni ndonjë efekt anësor negativ.

Megjithatë, nëse keni vënë re se ushqimi pikant përkeqëson gjendjen tuaj, duhet ta shmangni atë dhe të konsultoheni me mjekun.

Mjeku do të jetë në gjendje t’ju këshillojë për mënyrën e duhur të trajtimit, si edhe për ushqimet e duhura për kollën, dhimbjen e fytit, ftohjen, gripin dhe alergjitë.

Ju gjithashtu duhet të informoni mjekun për çdo suplement, natyral ose jo natyral, që po merrni./AgroWeb.org