Frutit i Pasionit – A Mund të Kontrollojë Hipogliceminë dhe Diabetin?

2.2k 0

Diabeti mund të jetë një sëmundje sfiduese për t’u mposhtur, sepse ndikon në cilësinë e jetës tuaj në shumë aspekte.

Për ta kontrolluar, ndryshimet në mënyrën e të ushqyerit janë të domosdoshme.

Thuhet se frutat janë të shkëlqyera për shëndetin dhe sot, AgroWeb.org ju njeh me lëngun e frutit të pasionit dhe efektet e tij në shëndetin e një individi me diabet.

Si mund të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak lëngu i frutit të pasionit?

Fruti i pasionit është një frut tropikal që njihet për përfitimet e tij shëndetësore.

Ai është i mrekullueshëm për trupin dhe mund të ndihmojë në kontrollin e rritjes së sheqerit në gjak tek individët me hipoglicemi.

Frutat e pasionit janë në listën e frutave të sigurta, që mund të konsumoni nëse jeni diabetikë.

Gjitashtu prania e vitaminave C dhe A ndihmojnë në qëndrueshmërinë e niveleve të sheqerit në gjak.

Jo vetëm lëngu i tij, por edhe vetë frutat mund të jenë të shkëlqyera për konsum. Sipas preferencës, ju mund ta konsumoni si lëng, ta shtoni në sallata frutash, si reçel, etj.

Por, duhet të keni parasysh se lëngjet e frutave janë shpesh më të larta në karbohidrate dhe kalori sesa vetë fruti. Kjo për shkak të sheqerit të shtuar në lëngje.

Për më tepër, vlera e karbohidrateve dhe kalorive mund të rritet nëse flasim për lëngje të paketuara të blera në dyqane.

Nëse ju shtoni sheqer, aromë artificiale, konservues etj., kjo e bën pijen tuaj të dëmshme për shëndetin.

Prandaj është më mirë të konsumoni lëngje të freskëta frutash pa këto shtesa, që të merrni vlerat më të mira shëndetësore.

Si të bëni një pije të shëndetshme me fruta pasioni?

Prisini me kujdes çdo frut pasioni në gjysmë. Përdorni një lugë për të nxjerrë tulin e farat dhe kalojini në një mikser.

Shtoni 2 gota ujë dhe përpunojeni masën.

Në fund, kulloni lëngun për të larguar farat.

Nëse dëshironi lëngut mund t’i shtoni limon, ananas, mango ose portokall./AgroWeb.org