Përfitimet E Ushqyerjes Me Gji Për Foshnjën Dhe Nënën

635 0

Qumështi i gjirit është forma më e mirë e të ushqyerit për fëmijën tuaj. Ai siguron lëndët ushqyese që foshnja juaj ka nevojë për t’u rritur dhe zhvilluar dhe e ndihmon fëmijën të luftojë infeksionet gjatë foshnjërisë. Por përfitimet janë të shumta jo vetëm për foshnjat por edhe për nënat.

AgroWeb.org rendit në këtë artikull përfitimet e shumta të shëndetit fizik dhe mendor si për nënën ashtu dhe për fëmijën, nga gjidhënia.

Foshnjat që ushqehen me gji kanë:

Sisteme imunitare më të forta

Më pak ftohje dhe sëmundje të frymëmarrjes si pneumonia, virusi sincicial respirator (RSV) dhe kolla e mirë

Më pak infeksione të veshit, veçanërisht ato që dëmtojnë dëgjimin

Më pak raste të meningjitit bakterial

Shikim më të mirë

Shkallë më të ulëtë të vdekshmërisë foshnjore

Shkalla më të ulët të sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS)

Më pak sëmundje në përgjithësi dhe më pak shtrime në spitale

Më pak diarre, kapsllëk, gastroenterit dhe refluks gastroezofageal, pra mw pak probleme me sistemin tretës.

Qumështi i gjirit gjithashtu përmban substanca që qetësojnë natyrshëm foshnjat.

Të gjitha këto përfitime vijnë sepse qumështi i gjirit siguron përbërës të bollshëm dhe lehtësisht të absorbueshëm nga organizmi. Ai është i psur me lëndë ushqyese, antioksidantë, enzima, veti imune dhe antitrupa të gjalla që i kalohen fëmijës nga nëna.

Foshnjat që ushqehen me gji mund të bëhen fëmijë më të shëndetshëm me:

Më pak raste të alergjive, ekzemës dhe astmës.

Më pak raste të leuçeminë

Rrezik më i ulët i diabetit të tipit I dhe II

Më pak raste me kolit

Një shkallë më e ulët e sëmundjeve të frymëmarrjes

Më pak probleme të të folurit

Më pak kavitete

Më pak gjasa për t’u bërë obezë më vonë në fëmijëri

Përmirësimi i maturimit të trurit

Imunitet më të madh

Adoleshentët dhe të rriturit do të kenë më tepër përfitime gjatë jetës të tilla si:

Më pak gjasa për të zhvilluar artrit reumatoid dhe lupus

Më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës

Rrezik më i ulët i sklerozës së shumëfishtë

Ushqyerja me gji është më e shëndetshme edhe për nënën nga ana fizike sepse:

Promovon humbje më të shpejtë të peshës pas lindjes, duke djegur rreth 500 kalori shtesë në ditë.

Stimulon mitrën të tkurret dhe të kthehet në madhësinë normale.

Më pak gjakderdhje pas lindjes.

Më pak infeksione të traktit urinar.

Më pak mundësi për anemi.

Më pak rrezik për depresion pas lindjes dhe më shumë humor pozitiv.

Rrezik më të ulët të kancerit të gjirit më vonë në jetë

Rrezik më i ulët i osteoporozës

Më pak diabet

Më pak hipertension

Më pak sëmundje kardiovaskulare

Rrezik më i ulët i kancerit të gjirit para dhe pas menopauzës

Është gjithashtu më e shëndetshme emocionalisht për nënën sepse:

Ushqyerja me gji prodhon natyralisht hormonet qetësuese të oksitocinës dhe prolaktinës, që nxisin reduktimin e stresit dhe ndjenjat pozitive tek nëna.

Rrit besimin dhe vetëbesimin

Rrit qetësisë

Lidh fizikisht dhe emocionalisht më tepër nënën dhe fëmijën. Kontakti lëkurë me lëkurë dhe përkëdheljet sidomos gjatë viteve të para të jetës, ndihmojnë në reduktimin e problemeve të sjelljes tek të dy palët.

Nënat që ushqejnë me gji mësojnë të lexojnë më mirë sinjalet që foshnja e tyre jep. Kjo ndihmon në formimin e sjelljes së hershme tek foshnja./AgroWeb.org