Dy Kombinime Erëzash Për T’i Dhënë Mishit Një Shije Fantastike

3.3k 0

AgroWeb.org gjithmonë përpiqet t’ju tregojë mënyrat më të mira se si të përmirësoni shëndetin me mënyrën si ushqeheni.

Në këtë artikull do të mësoni se si të bëni një përzierje fantastike erëzash si për biftekët ashtu edhe për mishin e pulës.

Një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë, që i shton mishit shumë shije por edhe vlera ushqyese.

Përbërësit

Për biftekët:

  • 4 lugë gjelle kripë e trashë
  • 1 lugë gjelle piper i grirë
  • 1 lugë gjelle thekon qepë
  • 1/2 lugë gjelle piper i kuq i grimcuar
  • 1/2 lugë gjelle trumzë
  • 1/2 lugë gjelle rozmarinë
  • 1/2 lugë gjelle farë koriandër
  • 1/2 lugë gjelle kopër
  • 1 lugë gjelle pluhur hudhre

Për mishin e pulës:

  • 4 lugë gjelle kripë të trashë
  • 4 lugë gjelle pluhur hudhre
  • 2 lugë gjelle piper të grirë
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • 2 lugë piper i kuq i grimcuar
  • 1 lugë fara koriandër
  • 1 lugë gjelle spec djegës
  • 1 lugë trumzë

Përgatitja

Kombinoni përbërësit në një kavanoz qelqi dhe tundni mirë që të bashkohen. Nëse erëzat janë të plota, përpunoni në një mikser. Më pas lyeni mishin tuaj, lëreni të marinohet për disa orë në një enë të mbyllur dhe futeni të piqet sipas dëshirës tuaj./AgroWeb.org