A e Dini se Cilat Janë Mënyrat më të Mira për të Ruajtur Mjaltin?

2.3k 0

A e keni menudar ndonjëherë se cila është mënyra më e mirë dhe vendi më i mirë për ruajtjen e këtij produkti kaq të çmuar?

E vërteta është se mjalti është i vetmi ushqim që nuk prishet kurrë dhe është gjithmonë i sigurt për t’u konsumuar.

Kjo mund të mbështetet edhe nga fakti që studiuesit gjetën mjaltë në një varr egjiptian mbi 3.500 vjet të vjetër dhe ai ishte ende i ngrënshëm!

Megjithatë, ka disa sekrete që ndihmojnë në ruajtjen e cilësisë së produktit, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Vendi më i përshtatshëm për ruajtjen e mjaltit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mënyra më e mirë është ta ruani mjaltin në temperaturën e dhomës.

Asnjëherë mos e vendosni në frigorifer, pasi do të kristalizohet, duke ndryshuar kështu strukturën e tij.

Mjalti që është 100 % i pastër, natyral, e i papërpunuar do të kristalizohet gjatë kohës që qëndron në frigorifer, dhe kjo është edhe një shenjë treguese e cilësisë së lartë.

Edhe pse mund të mos jetë në frigorifer, me kalimin e kohës, mjalti mund të kristalizohet për shkak të përbërjes së tij.

Për ta kthyer në gjendje të lëngshme, ju mund ta vendosni enën në të cilën ndodhet mjalti në një tas me ujë të ngrohtë.

Vlen të përmendet se kristalet që mund të formohen në mjaltë, edhe pse mund të jenë vizualisht jo tërheqëse, nuk janë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Një tjetër këshillë që AgroWeb.org dëshiron të ndajë me ju ka të bëjë me ruajtjen e mjaltit në kuzhinë.

Mos e vendosni në dritare, pranë sobës ose në raftet sipër vendit të gatimit. Kjo për faktin se temperaturat e larta e zhveshin mjaltin nga shija karakteristike.

Cilat janë enët më të përshtatshme për ruajtjen e mjaltit?

Mjalti duhet të ruhet në një kavanoz ose shishe me një kapak të ngushtë, dhe më pas të mbahet në një vend të freskët, të errët dhe të thatë.

Sigurohuni që të përdorni enë të pastra dhe të thata, mbyllini ato fort, në mënyrë që ta ruani nga lagështia dhe ndotja. /AgroWeb.org