Klik Ekspo Group: 30 vjet simbol i biznesit vendas! CCBS nderohet me çmimin ‘30 Vjet Kontribut në Shqipëri’!

140 0

Në kuadër të 30-vjetorit të saj, Klik Ekspo Group na çon në një udhëtim historik që nisi në vitin 1994. Si pionier i industrisë së ekspozitave në Shqipëri, Klik Ekspo Group hap dyert e vendit për sipërmarrës dhe investitorë ndërkombëtarë, duke e kthyer Panairin Ndërkombëtar të Tiranës në një simbol të identitetit të biznesit shqiptar. 

Këtë vit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës hapi siparin në datën 6 Nëntor me një konferencë të përbashkët diskutimi rajonal për t’I lënë vendin cermonisë hapëse të 30-vjetorit.  

Përgjatë ditëve të panairit, i cili vazhdon deri në datën 9 Nëntor, do të ketë një larmi aktivitetesh që nga pavijonet e ndryshme, aktivitetet e frymëzuara nga TED Talks, si dhe shfaqje artistike dhe kulinarie.  

Një nga pikat kulmore në ditën e parë të panairit, më 6 nëntor ishte një nderim i veçantë për Coca-Cola Bottling Shqipëria. E pranishme në vend që nga viti 1994, CCBS ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke krijuar mundësi punësimi dhe duke përfaqësuar një markë globale me një impakt të fortë lokal. Gjatë ceremonisë, CCBS u vlerësua me çmimin “30 Vjet Kontribut në Shqipëri” për ndikimin social dhe ekonomik në vend gjatë tre dekadave. 

 

E pranishme në këtë ngjarje të rëndësishme ishte Sara Fani, Zëvendës Presidente e Coca-Cola Bottling Shqipëria. Nisur nga vlerësimi, Fani foli për vizionin e CCBS-së dhe vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me sektorin e biznesit. 

“Ashtu si Klik Ekspo Group, edhe CCBS filloi aktivitetet e saj tregtare në Shqipëri tre dekada më parë, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm që vijon edhe sot. Jam e nderuar të përfaqësoj Coca-Cola Bottling Shqipëria dhe ju falënderoj për njohjen e partneritetit tonë në biznes. Gjatë këtyre 30 vjetëve, CCBS ka zhvilluar aktivitetet e saj dhe ka krijuar mundësi punësimi ndërsa ekonomia shqiptare ka ndjekur rrugën e saj drejt zhvillimit. Kemi punuar për të krijuar një markë globale me rrënjë lokale, me një angazhim të fortë për qëndrueshmërinë dhe një rrugë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030.”- tha Fani.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.