5 Metoda Natyrale Kundër Djegies – Qetësoni Dhimbjet në Shtëpi

2.5k 0

Incidentet me djegiet e vogla, qoftë brenda në shtëpi apo ambiente të tjera janë ndër më të përhapurat dhe më të pakëndshmet.

Nëse për djegiet e rënda ju duhet të drejtoheni patjetër tek mjeku, ato sipërfaqësoret  mund t’i trajtoni me metoda natyale edhe në shtëpi.

AgroWeb.org ju tregon disa mënyra se si mund të qetësoni dhimbjet e djegieve në mënyrë të menjëhershme.

Përbërësit natyralë për të qetësuar dhimbjet megjithse veprojnë  ngadalë janë mënyra më e sigurt që ju mund të përdorni.

Këto metoda do ta ruajnë lëkurën tuaj nga dëmtimet e kimikateve që përbajnë kremrat, duke ulur rrezikun e thellimit të shenjave pas djegies.

Mjalti

Vetitë kurative të mjaltit për shëndetin janë shumë të njohura tashmë. Përveç të mirave që sjell në organizëm mjalti mund të përdoret si pomadë disinfektante në raste djegiesh.

Është një përbërës i mrekullueshëm i cili rregullon nivelin e vajit dhe hidratimit në zonën e lënduar për një kohë të gjatë.

Mjalti vepron si antioksidant duke stimuluar rigjenerimin e qelizave të cilat mbrojnë lëkurën nga shenjat e djegieve.

Mjafton të hidhni pak mjaltë në një fashë apo një copë të butë dhe ta aplikoni në zonën e djegur.

Mbështilleni zonën e djegur me fasho dhe kujdesuni që fasho të mos lëvizë.

Lëreni mjaltin të veprojë për të paktën tre orë dhe gjatë kësaj kohe hiqni fashën dhe aplikoni mjaltë herë pas here.

Përsëriteni këtë proçes derisa ndjesia e djegies të ketë ikur.

Lëng qepe

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, qepa njihet si anibiotik i fortë natyral prandaj është një nga miqtë me të mirë gjatë çdo lëndimi.

Në veçanti lëngu i qepës, përmban sulfur dhe antioksidantë, të cilat janë në gjendje të qetësojnë skuqjen dhe djegien.

Qepa disinfekton gjithashtu edhe formimin e fluckave që shfaqen në lëkurë në raste djegiesh duke ju mbrojtur nga bakteriet.

Prini një qepë përgjysëm dhe shtrydheni.

Lëngun e saj vendoseni mbi plagë me ndihmën e një pambuku.

Vaj lavande

Vajrat esencialë janë përdorur gjithnjë për të kuruar dhe trajtuar shqetësime të ndryshme. Në këtë rast lavada ofron vetitë e saj anti bakteriale që mbrojnë lëkurën.

Një nga mënyrat natyrale që ndihmojnë më shumë në qetësimin e dhimbjes dhe rindërtimin e shëndetshëm të lëkurës.

Aplikojeni vajin e levandës me gisht ose një copë pambuk në zonën e djegur.

Përsëriteni të paktën dy herë në ditë deri në përmirësimin e plagës.

Domate

Domatja përveç shijes së mirë ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.

Lëngu i domates ndihmon në reduktimin e shenjave dhe njollave duke reduktuar dhimbjen e djegies.

Grini domaten ose aplikoni një fetë domate mbi plagë dhe aplikojeni mbi lëkurën e kuqe.

Lëreni të veprojë për 20 minta dhe më pas pastrojeni me kujdes me ujë të ftohtë.

Çaji i zi

Çaji i zi është një trajtim i mrekullueshëm natyral që thith nxehtësinë falë përmbajtjes së madhe të acidit tanik.

Për të qetësuar dhimbjen apo djegien fusni dy ose tre bustina çaji të zi në ujë të ftohtë dhe më pas vërini të veprojnë mbi plagë për 15 minuta.

Nëse dëshironi t’i mbani një kohë më të gjatë mund t’i lidhni bustinat me një fasho rreth plagës./AgroWeb.org