Boçëbora – Lulja e Shpresës Kundër Sklerozës

2.9k 0

Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” është zbukuruar nga Boçëbora e mbretëreshës Ollgë, një nga lajmëtaret e para të ardhjes së pranverës.

Ajo shpesh krijon lëndina të bardha, jo vetëm në Dajt por edhe në Qafën e Qershisë, Shkallën e Tujanit, faqet perëndimore të Malit me Gropa, etj

Ajo njihet si Lulja e Shpresës dhe vjen me premtimin e pranverës, jetës dhe lindjes pas dimrit.

Sipas legjendave të ndryshme, kur Adami dhe Eva u përzunë nga Kopështi i Edenit ishte dimër dhe po binte dëborë. Eva derdhi lotë për ngrohtësinë e munguar të Parajsës dhe Zoti e mëshiroi duke i transformuar flokët e dëborës në boçe të vogla të bardha për ta ngushëlluar.

Boçëbora përmendet edhe tek Iliada e Homerit. Hermesi i jep Odiseut një tonik me këtë lule bardhoshe e cila e bëri atë imun ndaj magjisë së shtrigës Circe.

Efektet Anësore Të Helmimit Prej Lules

Ndonëse ekspertët nuk rekomandojnë konsumin e kësaj luleje sepse është helmuese.

Konsumi i saj mund të ndodhë edhe aksidentalisht sepse ngatërrohet lehtë me qepën e njomë.

Efektet anësore përfshijnë: marramendje, të përziera, diare dhe në raste ekstreme ajo mund të jetë vdekjeprurëse.

Kjo nënkupton se njerëzit duhet të tregojnë kujdes me dozat nëse e përdorin atë pas konsultave me mjekë popullore.

Lulja Premtuese Për Trajtimet Kundër Sklerozës

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org,  industria farmaceutike ka krijuar prej saj ilaçin Galantamine për gjumin por edhe për trajtimin e sklerozës dhe Alzheimerit.

Galantamine është edhe emri i përbërësit më aktiv të lules.

Përdorimi i kësaj luleje është vënë re në disa qyteza të Bullgarisë kundër poliomelitit tek fëmijët.

Trajtimet kanë rezultuar të suksesshme dhe në asnjë prej rasteve, fëmijët nuk u paralizuan sepse kjo lule stimulon sistemin nervor dhe ndërveprimin e qelizave në tru.

Kjo lule interesante është tashmë subjekt testesh dhe eksperimentesh si kurë kundër HIV/AIDS. /AgroWeb.org