Domatet dhe Karrotat, Çelësi Kundër Tensionit të Lartë

1.7k 0

Domatet bashke me karrotat mund të ulin tensionin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni i gradës së parë

Studime të ndryshme kanë treguar se përveç pigmenteve të fuqishme, domatja dhe karrota ndajnë fitokimikate që luftojnë tensionin e lartë të gjakut dhe sëmundje të tjera të zemrës.

Trajtimet e ndryshme afat-shkurtëra me ekstrakte të domates kanë treguar se mund të ulin tensionin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni i gradës së parë. Bëhet fjalë për ata pacientë që nuk i janë nënshtruar një terapie të mirëfilltë me medikamente.

Domatet mund të konsumohen ose përgatiten në mënyra të ndryshme. Ato mund të gatuhen në supa, mund të përfshihen në sallata, garniturë e të tjera.

Domatet mund të konsumohen si lëng, ose kombinohen me lëngje të tjera perimesh siç është ai i panxharit dhe karrotës. Lëngu i panxharit dhe domates është plot vlera në parandalimin e rritjes së tensionit të gjakut.

Karrota është e pasur me beta karoten, një antioksidant i fuqishëm që ofron mbrojtje kundër disa sëmundjeve.

Karrota besohet të përmbajë edhe kalium që ndihmon në balancimin e niveleve të larta të sodiumit që janë ndër shkaktarët e hipertensionit. Kaliumi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Fibra e tretshme tek karrota ul kolesterolin, një veprim që parandalon bllokimet e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Ajo është një burim i mirë i elementëve të alkalinës, që pastrojnë dhe gjallërojnë gjakut, por edhe duke ekuilibruar nivelin e alkalinës në organizëm. Likopeni tek domatet dhe karrota është përgjegjës për uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit.

Testet mbi ndikimin e likopenit në tensionin sistolik të gjakut kanë sugjeruar se kjo substancë ka ndikim domethënës në uljen e tensionit të gjakut por asnjë ndikim në tensionin diastolik. Vlerat në uljen e tensionit të likopenit i janë atribuar stimulimit të prodhimit të oksidit nitric në qelizat endotheliale.

Të dhënat shkencore për domatet e bëjnë atë pjesë e strategjive efektive në përmirësimin e ushqyerjes dhe shëndetit.

Si të përgatisni lëng karrote dhe domateje

  1. Futini domatet dhe karrotat në mikser dhe përzjeini
  2. Kullojeni lëngun.
  3. Shërbejeni të ftohtë/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.