Kurat më të Mira Për Ulçerën i Keni në Kuzhinën Tuaj

1.9k 0

Ulçera e stomakut është një problem që prek deri në 6.1 përqind të popullësisë së botës. Një prej shkaktarëve më të njohur të ulçerës është bakteri Helicobakter pylori.

Shkaqe të tjera të shfaqjes së ulçerës janë: stresi, duhani, alkoli dhe përdorimi i tepruar i ilaçeve si aspirina apo ibuprofeni.

Ulçera trajtohet me medikamente farmaceutike të cilat shoqërohen me efekte anësore.

Fatmirësisht ka edhe kura natyrale, përbërësit e të cilave i keni në shtëpi.

Kurat Më Të Mira Natyrale Kundër Ulçerës

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të listuara kurat më të mira natyrale që përshpejtojnë shërimin e stomakut dhe ndihmojnë kundër ulçerës.

Lëngu i Lakrës

Lëngu i lakrës së bardhë ose të kuqe është shumë i pasur me përbërës natyralë të cilët jo vetëm që pengojnë, por edhe shërojnë ulçerën në stomak.

Lakra është e pasur me vitaminë C, e cila luan gjithashtu një rol mbrojtës.

Mjalti

Mjalti është shumë i pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë në eliminimin e bakterit H.pylori nga stomaku.

Mjalti gjithashtu përshpejton shërimin e stomakut nga ulçera.

Hudhra

Hudhra lufton mikrobet dhe bakteret.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo ndihmon në parandalimin e ulçerës dhe shëron stomakun shpejt.

Specat Djegës

Njerëzit që vuajnë nga ulçera mendojnë se ngrënia e shpeshtë e specave djegës mund të shkaktojë ulçerë në stomak.

Shumë njerëz i shmangin këto speca për shkak të problemeve me stomakun.

Megjithatë, studimet e kohëve të fundit thonë se kapsaicina, përbërësi kryesor i specave ul nivelin e aciditetit të stomakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në stomak duke përshpejtuar kështu shërimin e tij.

Kujdes vetëm me sasinë.

Aloe Vera

Xheli i aloe verës përbën një terapi shumë të mirë kundër ulçerës në stomak.

Ky xhel ka aftësi shëruese dhe lufton bakteret.

Studimet thonë se xheli ul sasinë e aciditetit të prodhuar në stomak.

Lexoni këtu si të përgatisni ujë me aloe vera.

Probiotikët

Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që ofrojnë një sërë përfitimesh për organizmin.

Ato parandalojnë dhe eliminojnë ulçerën por edhe përmirësojnë efikasitetin e medikamenteve kundër këtij problemi.

Probiotikët gjenden edhe te kosi, turshitë, kefiri etj.

Ushqimet Që Duhen Shmangur Si Pasojë e Ulçerës

Njrëzit që kanë probleme me ulçerën në stomak duhet të përpiqen të kufizojnë ose shmangin tërësisht disa ushqime të caktuara.

Bëhet fjalë për qumështin i cili rrit prodhimin e acidit në stomak, por edhe alkolin që dëmton muret e tij.

Kafeja dhe pijet e gazuara rrisin gjithashtu nivelin e aciditetit në stomak dhe dëmtojnë shtresat e brendshme të tij.

Ushqimet tepër pikante ose me shumë yndyrë irritojnë stomakun tek disa njerëz, ndaj tregoni kujdes./AgroWeb.org