Mandarinat Kumkat – Frutat e Arta për Diabetikët

2k 0

Për diabetikët, portokalli i artë është një nga frutat më të përshtatshme për një kafshatë të ndërmjetme mes vakteve.

Ky frut ose siç mban emrin botanik Kumquat vjen nga familja botanike e agrumeve Citrus Japonica.

Agrumja e Shëndetshme Për Diabetikët

Diabetikët duhet të tregojnë kujdes në mirëmbajtjen e imunitetit, oreksin dhe ngrënien e ushqimeve me nivel të ulët glicemie.

Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe mbi të gjitha kanë nivel të ulët glicemie.

Këto agrume janë të pasura me vitaminë C dhe mbi të gjitha kanë nivel të ulët glicemie.

Vitamina C është shumë e rëndësishme për optimizimin e përthithjes së kalçiumit, që është jetësore për diabetikët.

Antioksidantët

Vitamina C, beta karoteni dhe polifenolët janë përbërës kryesorë të agrumeve ku bën pjesë edhe portokalli i artë.

Antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë stresin oksidues duke ulur kështu rrezikun e diabetit.

Fibra

Si çdo agrume tjetër edhe kumquats kanë një pasuri të madhe të fibrës, veçanërisht nektinës.

Nektina gjendet në lëkurën e butë që rrethon tulin dhe kjo është arsyeja përse kjo portokalle rekomandohet të konsumohet me gjithë lëkurë.

Oreksi

Diabetikët kanë vështirësi në mbajtjen nën kontroll të oreksit.

Nektina, të cilën e përmendëm më lart, ndihmon në mbajtjen nën fre të oreksit sepse ajo do ju mbajë të ngopur për gjatë.

Niveli i Glicemisë

Konsumi i ushqimeve ose frutave me nivel të ulët glicemie është një nga regjimet më të rekomanduara ushqimore për diabetikët.

Ndryshe nga ushqime të tjera, portokallet e arta kanë jo vetëm nivel të ulët glicemie por edhe janë super të shijshëm e të shëndetshëm.

Këto agrume ulin kolesterolin e keq, ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës, në mbajtjen nën kontroll të lipideve në gjak dhe të tensionit të gjakut.

Në fund, por jo për nga rëndësia, portokallet e arta janë fantastike edhe për tretjen./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.